Përgatiteni lëngun që pastron gjakun dhe kthen energjinë

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 11:24
Përgatiteni lëngun që pastron gjakun dhe kthen energjinë

Niveli i duhur i hekurit në gjak zvogëlon rrezikun nga shfaqja e mpiksjeve në gjak dhe sulmit në zemër e në tru. Është i rëndësishëm për krijimin e hemoglobinës, e cila ua dërgon oksigjenin ë gjitha qelizave në organizëm, përfshirë edhe ato të trurit. Pangjari përmban fitokemikate që nxitin pastrimin e sistemit të trurit, si dhe largojnë përbërësit e dëmshëm prej organizmit, e vitamina C me të cilat është i pasur panxhari verojnë si një antioksidues i fortë. Cilësitë e hekurit nga panxhari ndihmojnë te anemia, përtërijnë dhe e pastrojnë gjakun.

Përbërësit për lëngun që pastron gjakun dhe furnizon me hekur

Një panxhar; Një mollë; Dy karota; Gjysmë brokoli; Dy gjethe të lakrës jeshile. Përgatitja e lëngut: Ushqimet e freskëta së pari i pastroni mirë dhe i lini pak në ujë të ftohtë. Panxharin dhe karotat i qëroni dhe i preni në pjesë apo rriska të rrumbullakëta, e ngjashëm bëni edhe me mollën. Gjethet e lakrës jeshile dhe bokolin i copëtoni. Të gjitha perimet i përzieni në blender derisa të fitoni një lëng të trashë. Sipas dëshirës dhe shijes tuaj mund të shtoni pak limon dhe lëngu juaj për përmbushjen e nevojave të trupit tuaj me hekur është i gatshëm.

(Kosova Sot Online)