Ushqimet që duhet t’i konsumoni këtë vjeshtë, për ta forcuar shëndetin

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 11:36
Ushqimet që duhet t’i konsumoni këtë vjeshtë, për ta forcuar shëndetin

Përderisa netët po zgjaten dhe temperaturat po bien, trupi ynë ka nevojë për ushqimin vjeshtor. Përderisa mund t'ju qaseni ushqimeve të dëmshme për ta lehtësuar depërtimin në dimër, ekzistojnë alternativa më të shëndetshme.

KUNGUJT

Kur mendoni për kungullin, ndoshta ju shkon mendja te Halloween-i. Por, kjo perime ofron shumë më shumë se kaq. Janë të pasur me vitamina, sidomos me vitamina A, si dhe me antioksidues, përfshirë këtu luteinë, kuantinë dhe karotinë. Kanë pak kalori, me vetëm 26 kalori në 100 gramë, si dhe nuk përmbajnë yndyra të ngopura dhe kolesterol. Kungujt janë të pasur me fibra dietale dhe rekomandohen për të ndihmuar në humbjen në peshë. Dr. Sally Norton thotë: 'Vitamina A ndihmon të parit, ju mban të ngopur për një kohë të gjatë, që ndikon të humbni në peshë'. Dhe, mos i harroni farat e kungullit, të cilat janë burim për tiptofan, një aminoacid që i ndihmon në prodhimin e serotoninës, hormon që rregullon disponimin.

MOLLËT

Pa marrë parasysh a e mbushni shportën në kopshtin tuaj, apo i blini në shitore, mollët janë një pemë që duhet t'i konsumoni gjatë vjeshtës. Dr. Norton thotë: 'Mollët janë ushqim i shëndetshëm që mund ta merrni me vete, të mbushur me fibra, që ju bëjnë të ndiheni të ngopur si dhe posedojnë sheqer natyral, që mund t'i përdorni për pjekurina'. Mollët po ashtu përmbajnë pak kalori. Janë të pasura me fibra dietare dhe nuk përmbajnë yndyra të ngopura apo kolesterol. Mollët janë të pasura me antioksidues, flavonoide dhe polifenole. Të gjithë këta përbërës në mollë i ndihmojnë trupit që të mbrohet prej radikalëve të lirë, të cilët ndërlidhen me kancerin. Po ashtu, janë mënyrë e duhur për t'i dhuruar trupit vitamina C dhe ato të kompleksit B. Vitaminat C i ndihmojnë trupit që jetë më i qëndrueshëm përballë infeksioneve, si dhe ndaj radikalëve të lirë të dëmshëm.

LAKRA E BRUKSELIT

Lakra e Brukselit natyrisht se është një perime për gjitha stinët e vitit, por ekspertët janë të qartë se meriton një vend gjatë kësaj periudhe kohore dhe sidomos gjatë stinës së dimrit. Sikurse lakra jeshile dhe brokoli, lakra e Brukselit konsiderohet në super ushqim. Dr. Norton thotë: 'Me mundësinë e tyre për ta ulur nivelin e kolesterolit, luftimin e inflamacioneve, në bazë të studimeve, thuhet se lakra e Brukselit lufton edhe disa forma të kancerit'. Kjo perime po ashtu është e pasur me lloje të ndryshme të antioksiduesve, që së bashku ndihmojnë në luftimin e kancerit të prostatës, zorrës së trashë dhe atij endometrial. Janë burim i shkëlqyeshëm për vitamina C, derisa vitaminat A ndikojnë në shëndetin e syve dhe të lëkurës.

MANAFERRAT

Rriten të lira nëpër gardhe gjatë një periudhe të caktuar të vitit - shtoni një grusht manaferra jogurtit grek të pasur me proteina për një kafjall më të pasur me antioksidues, thotë dr. Norton. Sikurse edhe frutat e tjerë të malit, manaferrat janë të pasura me vitamina, minerale, antioksidues dhe fibra, që e bën të nevojshme ta kyçni në ushqimin tuaj të përditshëm. Përmbajnë sasi të madhe të antioskdiuesve, që studiuesit i ndërlidhin me luftimin e llojeve të ndryshme të kancerit, plakjes, inflamacioneve dhe sëmundjeve neurologjike. Për më shumë, përmbajnë edhe mineralet si bakër dhe magnez. Bakri është i nevojshëm në metabolizmin e eshtrave dhe po ashtu ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

KANELLA

Kanella ndihmon në mbajtjen në ekuilibër të temperaturës së trupit, ndikon në forcimin e sistemit imun, liron nga dhimbjet si dhe ndikon në organet riprodhuese. Sikurse xhenxhefili, edhe kanella përmban përbërës afrodiziaku, si dhe ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Kanella thuhet se ka forcën më të madhe prej një antioksiduesi nga të gjitha ushqimet e tjera, duke poseduar me qindra herë më shumë përbërës kundër kancerit në krahasim me mollët për shembull, apo edhe me disa fruta të tjerë. Erëza ndihmon edhe kundër mpiksjeve të gjakut, duke parandaluar formimin e droçkave brenda enëve të gjakut, e kjo ndihmon në parandalimin e pikës në tru dhe sëmundjeve të zemrës. Përbërësit aktivë të saj po ashtu ndihmojnë tretjen dhe shtojnë punën e zorrëve dembele.

AGRUMET

Sipas dr, Norton, këto fruta që mund t'i fusim në xhep janë të pasura me plot vitamina C - dhe vijnë të gatshme pothuajse për t'i konsumuar! Janë ushqim i hatashëm për t'i marrë me vete në mënyrë që ftohjen ta mbani larg vetes tuaj. Boronicat e kuqe dhe shega janë në sezon si dhe janë burim i hatashëm për vitamina C gjithashtu.

(Kosova Sot Online)