Kështu duken mushkëritë pas infektimit me koronavirus

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 11:43
Kështu duken mushkëritë pas infektimit me koronavirus

Gianluigi Nuzzi ndërhyn pas polemikave dhe grindjeve të gjata midis “alarmistëve” dhe “mohuesve” të koronavirusit.

Gazetari dhe prezantuesi i njohur televiziv italian, vendosi të publikojë një foto ku shfaqen dy skanime të ndryshme: njëra e realizuar në mushkëri të një pacienti të shëndetshëm, një tjetër në mushkëritë e një pacienti të prekur nga Covid-19.

Lexo Edhe:

Po vuani për t’u dobësuar? Niseni ditën me këtë lëng dhe do të shihni rezultate befasuese!

Dallimi midis tyre është shumë i dukshëm: në rastin e pacientit të infektuar nga virusi, plagët e lëna nga Covid-19 janë të gjitha shumë të dukshme në të bardha , të cilat edhe në rast shërimi ulin oksigjenimin.

Fotoja e publikuar për herë të parë nga Dr Giuseppe Walter Antonucci, u nda në mediat sociale nga Gianluigi Nuzzi.

Më tej ai shkroi: “Fotot për t’u treguar atyre që janë akoma idiotë. E rëndë, por e drejtë. Në të vërtetë, edhe shenjtërore.

Skanimi ‘CT’ i mushkërive, në të majtë jep rastin e shëndetshëm, dhe në të djathtë pacientin me Covid. Në të bardha janë plagët e lëna…”

(Kosova Sot Online)