6 shenjat paralajmëruese se jemi të mbushur me helme

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 11:53
6 shenjat paralajmëruese se jemi të mbushur me helme

KAPSLLËKU

Zorrët, ose së paku pjesa më e madhe e tyre, janë përgjegjëse për procedimin e helmeve dhe eliminimin e tyre përmes lëvizjeve të tyre. Kur zorrët nuk janë të shëndetshme, nuk mund të eliminojnë helmet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo shkakton kapsllëkun. Kapsllëku do të thotë se jashtëqitjen nuk do ta keni të rregullt. Pini më shumë ujë, ushtroni dhe konsumoni ushqime të pasura me fibra.

SHTIMI NË PESHË

Ekspozimi ndaj kemikateve të dëmshme dhe helmeve shkakton dëme në mekanizmat e shumtë për kontrollimin e peshës trupore. Pos mungesës së ushtrimeve dhe ushqimit të dëmshëm, ekspozimi ndaj helmeve luan rol të rëndësishëm te mbipesha. Helmet mund të ndryshojnë mënyrën se si hormonet natyrale punojnë. Hormonet që në fillim preken nga ndikimi i helmeve janë tiroidet, estrogjeni, testosteronet, kortizoli dhe insulina. Helmet ndikojnë në ngadalësimin e sekretimit të këtyre hormoneve kyçe, që shkaktojnë shtimin në peshë.

LODHJA KONSTANTE

Nëse në vazhdimësi ndiheni të lodhur, kjo ndërlidhet me pushtimin e trupit tuaj nga helmet. Kur helmet akumulohen në traktin digjestiv, ato e ngadalësojnë tretjen e ushqimit. E gjithë kjo ndikon të ndihemi të lodhur dhe të rraskapitur, si dhe nuk kemi energji. Kjo e dobëson sistemin imun.

PROBLEME ME LËKURËN

Lëkura është organi i dytë detoksues. Kur në zorrët e njeriut ka mbingarkesë me helmet, apo ku mëlçia nuk është në gjendje ta pastrojë gjakun, atëherë është pikërisht lëkura që provon largimin e helmeve. Ky detoksim nga lëkura manifestohet me djersitje të tepërta dhe njolla të kuqe. Shpeshherë edhe disa preparate për kujdesin ndaj lëkurës vijnë me helme. Kur të jenë absorbuar nga lëkura, këto helme zgjerojnë poret dhe shkaktojnë reaksione të dëmshme.

DHIMBJET E KOKËS DHE MIGRENA

Helmet në ushqim dhe në ambient, e sulmojnë sistemin nervor qendror. Këto helme ndikojnë që indet e trurit të bëhen tepër të ndjeshme. Si përgjigje ndaj kësaj, shkaktohen dhimbje të forta të kokës, e në rastet më të shpeshta kjo vjen në formë të migrenës. Studimi i fundit i publikuar në vitin 2009 në revistën "Clinical Science" ka ardhur në përfundim se ndotja e ambientit, ekspozimi ndaj kemikateve mund të provokojë dhimbje të forta të kokës.

ERA E KEQE NGA GOJA

Nëse era nga goja juaj kundërmon, e kjo nuk dyshon as atëherë kur i pastroni dhëmbët, problemi nuk qëndron në gojë te dhëmbët, por te sistemi tretës. Sistemi tretës është vendbanim për përzierjen e baktereve të mira dhe atyre të dëmshme. Kur konsumojmë ushqime të proceduara, karbohidratet shndërrohen në sheqer, duke ndikuar në rritjen apo shumimin e baktereve të dëmshme. Këto baktere i deponojnë bakteret në sistemin tretës, ndërsa aroma e tyre zhvendoset në gojë

(Kosova Sot Online)