Tri problemet shëndetësore që farat e kungullit lehtë i shërojnë

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 15:10
Tri problemet shëndetësore që farat e kungullit lehtë i shërojnë

Farat e shijshme të kungullit përmbajnë substanca të caktuara që shërojnë çrregullime dhe sëmundje të ndryshme dhe ja për çfarë bëhet fjalë.

PAGJUMËSIA DHE ÇRREGULLIMET NË GJUMË

Pagjumësia vetvetiu është një problem i madh, por është edhe shenjë e shumë çrregullimeve dhe sëmundjeve. Këta persona vuajnë edhe nga depresioni. Për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia, farat e kungullit janë ilaç natyral. Farat e kungullit përmbajnë aminoacidin që quhet triptofan, i cili zvogëlon stresin dhe nervozizmin.

SIMPTOMAT E POST-MENOPAUZËS

Te femrat që kalojnë përmes menopauzës, çekuilibri hormonal shkakton shumë simptoma, dhimbjet e kokës, dhimbjet në nyja, depresioni. Është vërtetuar se farat e kungullit ndihmojnë në rregullimin e ekuilibrit hormonal.

GURËT NË VESHKA

Farat e kungullit nga natyra janë diuretik. Me fjalë të tjera, shkaktojnë urinimin e shpeshtë, e me këtë rast vjen deri te "pastrimi" i veshkave nga materiet e rënda. Hulumtimet tregojnë se farat e kungujve parandalojnë formimin e gurëve në veshka.  

(Kosova Sot Online)