Shëroni infeksionin e fshikëzës me vetëm dy përbërës

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 15:30
Shëroni infeksionin e fshikëzës me vetëm dy përbërës

Infeksioni i fshikëzës është pikë e dobët për shumë femra. Sidomos gjatë stinës së verës, por nuk ka përjashtime as për stinë të tjera. Problemit mund t'i qaseni në mënyrë natyrale. Pos konsumimit të ujit ekzistojnë edhe preparate të tjera. Ju sjellim dy receta, efektin e të cilëve e kanë vërtetuar shumë femra.

HUDHRA NË UJË

Krejt për çfarë keni nevojë janë dy decilitra ujë të ngrohtë dhe pesë deri gjashtë thelb të hudhrës dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Më pas e pini ujin. Lëngun mund t'i shtoni mjaltë sipas dëshirës. Lëngun ta konsumoni dy herë në ditë, për dy ditë rresht.

BANANIA DHE MAJDANOZI

Për majdanozin si diuretik i njohur është thënë mjaft. Krejt çfarë dëshironi është të përzieni një gjethe të freskët dhe disa banane dhe të shtoni pak ujë, në mënyrë që të mund ta pini përzierjen. E konsumoni në mëngjes, e pos se shëron infeksionet e fshikëzës, kthen energjinë dhe e forcon sistemin imun.


(Kosova Sot Online)