MIZORITË SERBE NEPËR VILAJETIN E KOSOVËS KUNDËR SHQIPTARËVE 1912-1913

MIZORITË SERBE NEPËR VILAJETIN E KOSOVËS KUNDËR SHQIPTARËVE 1912-1913
MIZORITË SERBE NEPËR VILAJETIN E KOSOVËS KUNDËR SHQIPTARËVE 1912-1913

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 12 May 2026 - 15:09

Nga Hakif Bajrami

(Dokumenti që ia dridhi themelet e diplomacisë evropiane në Konferencën e Londrës 1913)!

Mizoritë serbe janë më së miri të faktuara nepër dokuemntet serbiane ku ata lavdohën për kriemt që po i ushtrojnë si eksperimente kryqzatë ndaj shqiptarëve në përgjithësi.Ato dokuemente patëm filluar t` i botojmë më 1977, por na u ndalua botimi i tyre me arsye se “ende janë nën embargo të përpunimit”.Megjithë atë në vijim i botuam gati të gjitha programet dhe tregtinë me qeverinë turke si aprovime të Konventave më 1933,1934;938, pa ndryshuar asgjë. Po më 1977 në DASIP B.F. “Maramba” e gjetëm informatën e Lazër Mjedës në gjuhën italiane.Me që kishim dhe kemi mardhënje shumë të mira me Ipeshkvinë e Kosovës,ne nuk e botuam ashtu siç e botuam Peticionin e TRE priftërinjëve shqiptar Shtjefën Kurti, Luigj Gashi dhe Gjon Bizaku, për shkakun se përputhej me Projektin Kosova 1918-1941.

Ndërsa Projekti “Kosova 1912-1914” u aprovua më vonë. Këtë temë-projekt e mori një serbian (Gj. Rustiq), i cili shumë të dhëna nga arkivi Diplomatik i Serbisë i bllokoi për nga 30 vite.Sa i takon mizorive serbe gjatë vitit 1912-1914, tani e botojmë Informatën e Lazar Mjedës më 24 janar 1913, prift shqiptar, me seli në Shkup.E vërteta botimi i Konventës Jugosllavo Turke 1938, e botova në Gjurmime Albanologjike me 1980, në saje të kambënguljës së Rexhep Qosjës dhe guximit të redaktorit Xheladin SHALA.

Informata më e plotë atëherë, më 1913/14 është botuar në Wjenë nga Hebreu Leo Fraindlling, Golgota shqiptare (Kafkat shqiptare 1914). Këtë dokuement e përktheu Faik Mehmeti në Gjuhën shqiptare dhe filluam ta citojmë nepër libra. Informta e Lazër Mjedës dhe Laav Trockit për mizoritë serbe ndaj shqiptarëve, janë individuale, të cilat e kanë parë me sy, ose ua kanë siellë bashkpunëtorët nga terenet e Vilajetit Kosovës. Ndërsa infirmata e Leo Fraindlingut është hulumtuar nga gazetat e Evropës, dhe mbetët si informata më e plotë e zbuluar deri me tash.

Ekziston edhe një informatë e njohur për krimet serbe gjatë Luftës Ballkanike e botuar në gazetën prestigjioze në SHBA, por atë informatë nuk e shpërndan nepër Vilajet sepse konsiderohej se është prodhim i Konfesionit Protestant.

Informata të shkruara nga persona të rreligjionit islam janë të shumta. Ato janë të shkruar me germa arabe dhe për shkak të mungesës së njohjës së gjuhës dhe alfabetit shqip kanë mbetur jashtë çdo citimi, faktë ky që mbetët si një gabim i të gjithë neve që jemi marrë me këtë problematikë. E kur jemi këtu njerëzit kompetent të gjuhës dhe germave arabe nuk kanë dashur të bashkpunojnë me neve sepse e lavdonin ish okupatorin Osmanli dhe nuk donin ta akuzojnë as okupatorin e ri Serbinë parafashiste.

Këtë dokuemnt të Lazër Mjedës e ka përgatit së pari për botim Adil Fetahu në Radion Kombëtare KOSOVA E LIRË. Dokumentet nepër arkiva flejnë të qeta për derisa ndonjë gjurmues të i zbulojë. Atëherë fillon jeta e tyre e mundimshme sepse, nëse nuk ka të tjera dikush edhe nuk iu beson. Po pse t` i besojë atëherë Qeveria serbe që ishte autore e apartejdit ndaj shqiptarëve që nuk ishte e vetmja akuzë pse e kishin pranuar Islamin, por akuza dhe kërcnimet shkonin deri aty për t` ua grabitur shqiptarëve dheun e tyre pellazgo-arbror . Prandaj, serbët e kanë pasë dhe e kanë bekimin e Evropës, edhe pse feja kryesore e saj sot është Krishtërimi, shumë thell janë të hasmuar ndaj BIBLËS, protestantizmit katolicizmit dhe islamizmit.

Lazër Mjeda (1869 – 1935)

Ky proft katolik shqiptar, shërbeu si arqipeshkv në Ipeshkvinë e Shkupit prej vitit 1909 deri më 1921, kur u kthye në vendlindjen e tij, në Shkodër, në detyrën e arqipeshkvit, deri në vdekje. Gjatë
kohës së Luftës Ballkanike, ishte i detyruar t’i raportonte Vatikanit për ngjarjet në dioçezën e Shkupit e Prizrenit. Një raport mbi krimet e ushtrisë serbe të kryera në dioçezën e tij, Mjeda ia kishte dërguar Vatikanit më 24 janar 1913. Të dhënat që përmbante raporti i Mjedës, i kishte marrë më vonë publicisti austriak, Leo Fondlih dhe i kishte përfshirë në librin e tij, “Golgota Shqiptare”, të botuar në vitin 1914.
Raporti i Llazër Mjedës, dërguar Vatikanit: “Besoj se do të ju ndihmoj shkelqësi, me këtë raport të përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të mi, klerikët Gjyzepe Ramaj dhe Don Paskal Krasniqi, të cilët më kanë informuar për krimet e ushtrisë serbe kundër shqiptarëve, të kryera në Dioçezën tim. Këtu janë përmendur vetëm një numër i vogël i mizorive të kryera në viset e
okupuara nga Serbia. Klerikët e kanë vështirë të marrin të gjitha informatat, sepse komunikimi midis ekzarkive është ndërprerë dhe është rrezik i madh të flitet për to. Kjo që është shkruar këtu, janë nga deklarata autentike të dëshmitarëve të atyre ngjarjeve, apo prej një numri të madh të njerëzve.
Nuk kursehën as fshtatrat kudo që ishin të qeta. Ushtria serbe ka raportuar se si i ka sulmuar fshatrat shqiptare. Një zyrtar i ushtrisë serbe ka treguar kështu: Ata që nuk kishin ikur para së të vinim ne, ishin fshehur nëpër tavanet e shtëpive. Kur i kemi vërejtur, kemi filluar djegien e shtëpive dhe fshatrave, dhe kur flaka kaplonte tavanet, ata dilnin nga strehimi. Kur dilnin, duke
ikur nga flaka, ne i vrisnim me pushkë, ndërsa për fëmijët e vegjël nuk harxhonim municione, për ta i përdornim bajonetat. Sipas tregimit të ushtarit serb, këtë e paskan bërë për shkak se dikush prej atyre shtëpive paska gjuajtur mbi ushtrinë.
Mizoritë serbe në Shkup
Siç dihet, në Shkup ushtria serbe ka hyrë pa ndonjë rezistencë as luftë. Por, pesëmbëdhjetë ditë rresht, për çdo natë i hidhnin nga urat e Vardarit nga 20 – 30 shqiptarë. Në Kalanë prapa qytetit është hapur një gropë e madhe, në të cilën janë hedhur trupat e më se njëqind myslimanëve (Shqiptarëve-hb). Gropa tjetër gjendet në Kisella Voda, jo larg qytetit të Shkupit, në të cilën deri tash janë hedhur trupat e tetëdhjetë shqiptarëve. Shqiptarët e plagosur janë lënë nëpër spitale të vdesin nga uria, e të shumtë janë ata që i kanë përpirë valët e Vardarit.
Një ushtar (serb,v.j.) më ka tregua se një ditë i kishin zënë 130 robër, prej të cilëve vetëm një ishte i plagosur; ditën e dytë kishin mbetur tetëdhjetë, ndërsa ditën e tretë vetëm 30, dhe pas kësaj dite
askush nuk e di se ku kanë mbaruar. Një natë u vranë dy shqiptarë të cilët po kalonin qetas rrugës kryesore. I vrau një komandant i dehur,i cili paraprakisht kishte pirë në hotel. Korpusi i inxhienerisë së ushtrisë serbe e kishte sjellë në vendin e krimit një kali të ngordhur, që ky të ishte shkak i vrasjes. Tre shqiptarë u therën me bajoneta në afërsi të Vardarit, vetëm pse kishin guxuar të kalojnë magjistralës publike. Një numër i madh i trupave janë hedhur nëpër bunare; janë 38-40 puse të mbushura me trupa të shqiptarëve.

Viedhjet dhe plaçkitjet janë dukuri e rrugëve të përgjakuara dhe shtëpive të djegura

Kriminelët mendje sëmurë vjedhin, plaçkitin, dhunojnë gratë në mënyrën më barbare. Burrat detyrohen t’ua mbajnë llampat e të shohin se si poua dhunojnë gratë e vajzat, madje edhe aso të moshës 12 vjeçe. Një serb i ri, i cili mezi qëndronte në këmbë, tha: Sa keq që po i vrasim me bajoneta, por përndryshe do të shpenzonim municion.

Ç’ është më keq, serbët e Shkupit i pritën ushtarët me raki, e kur këta deheshin, sulmonin e hynin nëpër shtëpi të shqiptarëve e kryenin krime gjithëfarësh. Pesë fshatra të rrethinës së Shkupit u dogjën tërësisht, ndërsa flaka e tyre shihej nga qyteti tri ditë rresht.
Krimet në kokalitetët tjera
Në Tërstenik janë vrarë 60 vendas, në Gurçiq 10, në Siriniq 32, në Verban 20, në Lubizhdë 19 dhe në 50 familje të Komogllavës u vranë të gjithë meshkujt. Kur ka kaluar ushtria serbe nëpër këto anë, vendasit kishin dalë për t’i përshëndetur, që pastaj i lidhën dhe i vranë pamëshirshëm. Ata që shpëtuan nga pushkatimi, përfunduan të therur me bajoneta.
Krimet në Tetovë dhe rrethinë
Në Tetovë 85 shqiptarë që u gjetën në shtëpitë e tyre, u vranë. Edhe atje, sikur në Shkup, plaçkitje dhe krime tjera.

Krimet në Gostivar

Në Gostivarkomandanti serb kishte kërkuar 200 dukatë, nëse duan ta shpëtojnë qytetin. Pasi qytetarët kishin tubuar dhe ia kishin dorëzuar arin e kërkuar, në atë qytet ishin vrarë vetëm 6 veta, por dy fshatra të rrethit të Gostivarit nuk kishin shpëtuar.

Krimet në Mitrovicë

Për Mitrovicën nuk kemi informata se çfarë po ndodhë atje, ndonëse flitet se po ndodhin masakra të llahtarshme.(Për Mitrovicën flet një prift serbian i cili lavdohet se ushtarët e kralit tonë me një plumb po i vrasin edhe nga 9 shqiptarë. Ka oficerë që po lavdohën se pushkatarët e tyre po i vrasin nga afersia meduar të lidhura edhe nga 10, 11 dhe maksimalisht 12 arnautë. Ky që i ka vrarë 12 aranut është dekoruar me kryqin e Sveti Savës dhe të mbretit.Me këtë intenzitet do të vazhdojmë dhe deri më 28 VI 1913 në Gazimestan do ta përmbyllim kampanjën e therjjës së Aranutëve”* (Informat e popit rashkës derguar Komandantit të Armatës III më 12 prill 1913).
Krimet në Ferizaj
Në Ferizaj vetëm tre myslimanë mbi moshën 15 vjeçare kanë shpëtuar. Atje është zhvilluar një luftë e ashpër për 24 orë rresht dhe janë vrarë edhe shumë ushtarë serbë. Një serb më ka thënë se janë vrarë 1200 shqiptarë në fshatrat e rrethit të Ferizaj. Gratë janë dhunuar.
Krimet në Gjilan dhe rrethinë
Edhe në Gjilan, ndonëse nuk ka pasur luftime, kanë ndodhur masakra dhe plaçkitje.

Krimet serbe në Prishtinë dhe rrethinë

Në Prishtinë vlerësohet se janë vrarë mbi 5000 shqiptarë. Thonë se atje, shqiptarët të udhëhequr nga një oficer turk kanë keqpërdorë flamurin e bardhë, dhe pastaj kanë vrarë një numër të madh
të ushtarëve serbë, e këta pastaj janë hakmarrë. (Kjo informatë përseritët edhe për Trtovë dhe Kumanovë-hb aty).
Krimet në Loshkobare të Ferizajit
Në Loshkobare, afër Ferizajt, janë vrarë tetë shqiptarë katolikë, të cilët ishin duke hecur rrugës së vet, të paarmatosur.
Krimet në Prizren dhe rrethinë
Qyteti i Prizrenit është dorëzuar pa luftë, por kjo nuk i ka shpëtuar qytetarët nga masakrat.
Qyteti është përplot ushtarë dhe banda komitësh të cilët vrasin pa pyetur, vetëm nëse shohin se je shqiptar. Për disa ditë nuk u është lejuar as varrosja e rreth 400 të vrarëve. Plaçkitjet, vjedhjet e dhunimi i femrave sikur gjithandej ku ka hyrë ushtria serbe.

Komandanti Bozhidar Jankoviq, me revole në dorë i ka detyruar prijësit e qytetit t’i dërgojnë mbretit Petar urimet e tyre. Ishte festa e Bajramit dhe në qytet kishin arritur 800 desh e dele (për
kurban,v.j.), të cilat i konfiskoi ushtria për nevojat e veta dhe nuk iu la festimin e Bajramit.
LUMA E MASAKRUAR NGA BANDAT SERBE
Komandanti u kishte urdhëruar ushtarëve të marshojnë në drejtim të Lumës, por ata nuk kishin mjaft kuaj, prandaj i mblodhën 200 burra të ri shqiptarë, të cilëve iu ngarkuan në shpinë nga 50 kg ushqime e gjëra tjera, dhe natën nëpër rrugë me baltë i detyruan të udhëtojnë më
se shtatë orë. Një grua katolike që kishte ardhur në Prizren bashkë me djalin e saj dhe dy kushërinj, për të blerë gjësende për fejesën e vajzës, i torturuan keq. Ajo kishte marrë te komandanti leje, që të mos pengohej gjatë kthimit, por sapo kanë arritur në fshatin Zhur, i
kanë ndalë ushria, të cilët s’kanë dashur të dëgjojnë për lejen me shkrim, i kanë lidhur që të katërt, ua kanë konrolluar rrobat e blera,duke i rrahur me kondak pushke i kanë sjellë deri te gropa, të tre
burrat i kanë pushkatuar e hedhur në gropë. Gruaja i kishte lutur ushtarët që ta vrasin edhe atë, pasi ia vranë djalin, por nuk e vranë, vetëmse e kishin lidhur për një druri, e një ushtarë ia kishte marrë nga “torba” një simite (bukë), në të cilën ia kishte futur dy fyshekë të pushkës, duke i fajësuar të vrarët se paskan kontrabanduar fishkë në bukë. Pas tre ditëve që e kishin mbajtur gruan të lidhur, e shpiejnë në Prizren, e fusin në burg, me akuzë se ka bartur fishekë në
bukë.
Bukëpjekësin Gjoni, i biri i Prekës, në Prizren, e vranë ushtarët, ngase e kishin gjetur një pushkë mbështetur për muri jashtë furrës, të cilën e kishte lënë një ushtar serb. Në Prizren qytetarët vriteshin edhe vetëm sa për t’ua marrë këpucët. Një ushtarë kishe thënë: duhet ta dini që plani ynë është të shkatërrojmë shqiptarët. Shumë fshatra në rrethin e Prizrenit janë djegur në flakë, ndërsa njerëzit janë vrarë. Tri fshatra të banuara me shqiptarë katolikë janë djegur, me
pretekst se këta e kanë përkrahur Austrinë, armikun e Serbisë. Ushtarët kanë hyrë në shtëpitë e katolikëve, kanë hangër e pirë deri sa janë dehur, i kanë detyruar gratë të vallëzojnë dhe i kanë dhunuar e vrarë. Kur ishte informuar se fiset e Lumës nuk do ta lejonin ushtrinë serbe të kalojë andej, komandanti B. Jankoviq i kishte shpallur “racë e ulët”, të cilët duhet vrarë të gjithë. Ushtria serbe gjatë kalimit, kishte djegur 27 fshatra, duke mos kursyer as gra e fëmijë. Fëmijët i merrnin prej duarëve të nënave, i futnin në kashtë dhe i digjinin për së gjalli. Me bajoneta shqyenin barkun e shtatzënave dhe vrisnin fëmijët e palindur. Këtë s’mund ta merr njeriu me mend, por është e vërtetë. Katërqind njerëz të Lumës ishin dorëzuar, me shpresë se do shpëtonin gjallë, por ata ushtria i kishte dërguar në Prizren dhe atje thereshin nga 40 deri 60 veta për çdo ditë, deri sa i vranë të gjithë. Një dëshmitar tregon se rreth Prizrenit janë mbi 1500 kufoma të pa varrosura, dhe kjo është arsyeja që ushtria nuk lejon gazetarët e huaj të hyjnë në Prizren.
PEJA DHE RRETHINA SHËNDRROHËN NË KREMATORIUM
Nga Peja me rrethinë nuk kemi lajme, por besojmë se edhe atje i kagjetur fati i njëjtë.

Rasti i Gjakovës është i jashtëzakonshëm dhe rrëqethës. Ushtarëve u janë lënë duartë e lira të bëjnë ç’të duan me njerëzit, me gratë e më fëmijët dhe të plaçkitin çfarë të duan. Ajte së pari ka hyrë ushtria malazeze, e pastaj ajo serbe. Famullitari i Shkupit më ka treguar, se si i paska thënë një ushtar serb që ka ardhur pas ushtrisë malazeze, se ka parë gra e fëmijë të prerë. Një
ushtar tjetër serb, duke menduar se jam vendas i tij, me shumë enthusiazëm më tha se pak fshatra të rajonit të Tetovës, Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës dhe të
Pejës kanë mbetur pa i djegur. Atyre gjithkund ua kemi futur flakën. Kjo është e vetmja mënyrë t’i qerojmë haspet me shqiptarët, ka thënë ushtari serb. Një oficer serb ka pohuar se 75% të shqiptarëve duhet të vritën. Vetëm ne Vilajetin e Kosovës, deri më tash numri i të vrarëve
ka arritur në 25000. Thonë se të krishterët e lirë duhet t’i zhdukin myslimanët barbarë. Gjithësesi kjo mund të quhet luftë kryqëzate pravosllave për zhdukjen e shqiptarëve”, përfundon raporti i
arqipeshkvit të Shkupit, Llazër Mjeda, dërguar Vatikanit më 24 janar1913. ;Congregazione di Propaganda Fide, Rome, APF, Nuova Serie, Rub.109 Vienna 1913,, p.176-182.

Shiqo detalisht: Një ditar i Kryeimamit të Shkupit që gjindet në Fondin: AVII B P. IV-Treça Armiska Oblast; Bozhidar Jankoviq, Po Kosovu je izvrsilla svoj zadatak stoleça- Dokumenti është zbuluar në AVIIB P. 17. Ku thuhet se: “në Vilajetin e Kosovës janë privuar nga jeta rreth 130 000 aranutë.

Detalisht se politika e krimit nuk ndalet edhe pas kapitullimit të Austro Hungarisë më 1918 shiqo: Dva meseca u Jugosllovenskom Sibiru, Dokumentin na e ka siguruar pas një hulumtimi të gjatë një antifashist shqiptar më 1978. Nuk është botuar, por është përdorur si material referencial. Dokumenti i botuar argumenton se Serbia për çdo TRE muaj organizon ushtrime ushtarake, krej ne prapavi për ta friksuar popullsinë shqiptare të Pejës, Gjakovës, Prizrenit me rrethina; Pasi të mbarojnë këto ushtrime pasojnë manovrat me të njejtin qëllim në Vijën: Kaçanik, Ferizaj, Prishtinë, Vushtri Mitrovicë. Këto manovra organizohën me ushtri dhe xhandarmëri të dyfhishuar. Gjatë ushtrimeve ngjan që në rrugë vritën udhtarë për asgjë, vetëm pse e mban PLISIN në kokë.Në Kosovë e kemi edhe këtë fenomen. Aty, vritën barinjët, u grabitët bagëtia ndërsa nepër shtyp figuron se ato bagëti i kanë dëmtuar uqitë dhe egerësirat e pyllit. Do të shtoja se ato bagëti i kanë dëmtuarata që flasin gjuhën shtetërore. Ja kjo është pasqyra e shkurtë e “çlirimit të viseve jugore”, shkruan Kosta Novakoviq).

Shkrimi i kushtohët : Akademik Prof Dr Ali HADRIT; Fadil Hoxhës, që tinzisht na furnizonte me dokumente që i kishin dhuruar shokët e tij kroat dhe slloven; gjurmuesit të dokuemneteve nepër arkiva dhe biblioteka: Prof Dr Liman Rushiti, Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës 1918-1928 (LËVIZJA KAÇAKE NË KOSOVË 1918-1928, Prishtinë, 1981, botim i Institutit Historisë; Akademik Prof Dr Bogumil Hrabakut, autor i dhjeta librave për shqiptarë ku shquhet libri: Eksportimi i drithërave nga shteti i Skenderbeut, në 654 faqe. Hrabaku qysh më 1971 e posedonte letrën e Lazër Mjedës!).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".