Salsiçet, të dëmshme po aq sa duhani

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 11:34
Salsiçet, të dëmshme po aq sa duhani

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) shumë shpejt do ta publikojë listën e ushqimeve kancerogjene, listë në të cilën do të duhej të jenë edhe salsiçet dhe disa prodhime të tjera të mishit. Burimet nga WHO-ja, përmes raportit të siguruar nga "Daily Mail", tregojnë se ky raport do të shfaqet të hënën, ndërsa që në këtë listë, pos salsiçeve, do të jenë edhe cigaret, alkooli dhe azbesti.

Sipas ekspertëve të mjekësisë, ekzistojnë fakte që tregojnë se ka lidhje midis konsumimit të mishit të kuq dhe mishit të përpunuar, si salsiçet, që rrezikon nga kanceri në zorrë të trashë. "Njerëzit që konsumojnë sasi të madhe të këtij mishit janë shumë të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë, në krahasim me ata njerëz që e konsumojnë më pak apo fare nuk e konsumojnë", thuhet në "NHS Choices".

(Kosova Sot Online)