Dieta me domate: Shkrin shtresat dhjamore, është e shkëlqyeshme për shëndetin

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 09:57
Dieta me domate: Shkrin shtresat dhjamore, është e shkëlqyeshme për shëndetin

Disa femra me mbipeshë, me udhëzim nga mjeku, kanë pranuar që të ndryshojnë vetëm një imtësinë në ushqimin e tyre. Rezultatet ishin të mahnitshme. Nëse edhe ju dëshironi të humbni në peshë, por edhe ta përmirësoni pasqyrën e gjakut, nuk do të bënit keq po ta provonit këtë recetë që vjen nga Tajvani, që është menduar nga shkencëtarët. Një grup i femrave - për gjashtëdhjetë ditë rresht, për çdo ditë, kishin marrë nga një lëng të domates. Ekspertët kanë sqaruar se kemi të bëjmë edhe me humbjen e lëngjeve nga organizmi, por edhe me shkrirjen e shtresave dhjamore.

Pjesëmarrëset në këtë studim mesatarisht kishin humbur 1,6 centimetra në bel, e po ashtu u ishte matur një sasi e ulët e kolesterolit në gjak, e u ishte shtuar glikopeni, antioksidues që ndikon mirë në shëndet. Domatja ka pak kalori, 0,35 l lëng nga domatja ka vetëm 80 kalori. Është i pasur me natrium, kalcium, kalium, magnez, vitamina B, C dhe A. Shkaku i nivelit të madh të likopenit, shkencëtarët kanë vërtetuar se parandalon zhvillimin e qelizave të tumorit, pastron enët e gjakut dhe parandalon shfaqjen e një numri të madh të sëmundjeve të zemrës.

(Kosova Sot Online)