Dy artikujt që zgjedhin problemin e gërhitjes

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 10:34
Dy artikujt që zgjedhin problemin e gërhitjes

Gërhitja është një nga problemet më të pakëndshme që "çmend" njerëzit. Edhe pse ekzistojnë shumë ilaçe, ekzistojnë po ashtu edhe ilaçe shtëpiake, që ju lehtësojnë nga ky problem.

VAJI I ULLIRIT

Vaji çudibërës është i pasur me shumë dobi, e po ashtu edhe zgjedh problemin e gërhitjes. Thjesht, në një gotë ujë në temperaturë të dhomës shtoni një lugë mjaltë dhe një lugë vaj ulliri. Për efekt më të mirë mund t'i shtoni pak rrënjë të xhenxhefilit të freskët. Gjysmë ore para se të shkoni në shtrat, pini këtë përzierje.

MENTA

Kjo është një bimë, ndër më me shijshmet, që njihet edhe si anestetik, por edhe antiseptik. Personave që kanë probleme me gërhitjen u sugjerohen dy gota çaj të mentës në ditë. Do të ishte mirë që njërën prej tyre ta pini pak para gjumit. Para gjumit, në një gotë ujë të vakët shtoni edhe disa pika vaji eterik të mentës dhe shpëlani fytin.

(Kosova Sot Online)