Majdanozi, sa i hijshëm po aq i shijshëm

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 09:00
Majdanozi, sa i hijshëm po aq i shijshëm

Majdanozi është erëza më popullore në botë, ka shije delikatese dhe freskuese, prandaj edhe është kaq e shijshme dhe kaq e hijshme

MBRON NGA KANCERI

Vaji eterik, me të cilin është i pasur majdanozi, mbron nga kanceri, sidomos ai i mushkërive, që edhe është vërtetuar gjatë studimeve. Pikërisht se është i pasur me vaj eterik, posedon efekte mbrojtëse, duke neutralizuar ndikimin e substancave kimike, të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

BURIM I PASUR PËR ANTIOKSIDUES

Flavonidet, me të cilat është i pasur majdanozi, sidomos luteolinë, ndikojnë si antioksidues, duke u lidhur për radikalet e lira dhe në këtë mënyrë duke e parandaluar efektin e dëmshëm të tyre në organizëm. Pos flavonoideve, majdanozi është burim i shkëlqyeshëm për vitamina C dhe, që luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet.

MAJDANOZI PËR SHËNDETIN E ZEMRËS

Majdanozi është burim i mirë për acid folik, e cila është e rëndësishme për shumë procese, të cilat zhvillohen në organizmin tonë, sidomos në atë të sistemit kardiovaskular. Acidi folik ndihmon në shndërrimin e homocisteinës në molekulë të dobishme. Përndryshe, homocisteina është shumë e rrezikshme, që dëmton enët e gjakut.

(Kosova Sot Online)