Të shëndetshme dhe nuk ju trashin

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 09:05
Të shëndetshme dhe nuk ju trashin

Artikujt që ua paraqesim më poshtë, janë të shijshme dhe të lira, janë të shëndetshme dhe nuk do të shtoni në peshë

MOLLËT

Mollët janë plot me fibra, prandaj dhe sugjerohet që të hani nga një mollë në ditë, sepse ju ngopin dhe nuk do të keni nevojë për ëmbëlsira dhe ushqime të grimcuara.

PRODHIMET E QUMËSHTIT

Pa marrë parasysh nëse konsumoni qumësht apo jogurt, hani djathë apo ajkë, në organizëm dërgoni nivel të duhur kalcium dhe proteina. Prodhimet e qumështit janë zamër ideale, por zgjidhni ato me përqindje të vogël të yndyrës.

PATATJA

Patatja është burim për karbohidrate, vitamina B dhe C, hekur. Vetvetiu paraqet artikullin me shumë kalori, por me rëndësi është se në çfarë mënyre e përgatisni. Shmangni pataten e fërguar dhe të pjekur, ta konsumoni pa salcë dhe sos.

PESHKU

Tuna dhe skumbri do t'jua pakësojnë dëshirën për ushqim. Janë të pasura me yndyra të shëndetshme, që ju ngopin, përfshirë vitamina dhe aminoacide omega 3. Këto lloje të peshkut e ulin nivelin e kolesterolit dhe e shtojnë atë të mirin.

BISHTAJORET

Bishtajoret janë perimet më të shëndetshme që mund të përgatiten në shumë mënyra. Janë përplot me fibra, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, pastaj janë të pasura me antioksidues, vitamina dhe minerale, dhe janë burim i shkëlqyeshëm për proteina. 

(Kosova Sot Online)