Këto janë gjashtë llojet e puçrrave dhe arsyet pse shkaktohen

  • G.G /
  • 29 August 2020 - 10:29
Këto janë gjashtë llojet e puçrrave dhe arsyet pse shkaktohen

Ka dy kategori aknesh. Kjo varet nëse ato shkaktojnë inflamacion apo jo. Kjo do të thotë që ka puçrra jo-inflamatore dhe puçrra inflamatore. Aknet inflamatore janë më të rënda në krahasim me ato jo-inflamatore dhe shumicën e kohës, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për trajtim, raporton “Bright Side”.

Zbuloni çfarë i shkakton llojet më të zakonshme të puçrrave para se të shkoni për t’i trajtuar diku.

1. Pikat e bardha.

Këto janë puçrra jo-inflamatore ose pika me ngjyrë të bardhë që zakonisht rrethohen nga një ‘rreth’ i kuq. Në disa raste, qimet mund të dalin nga qendra ose do të duken të bllokuara brenda.

Shkaqet: Pikat e bardha formohen nga papastërtia, yndyra dhe qelizat e vdekura të lëkurës që bllokojnë poret.

2. Pikat e zeza.

E kundërta e pikave të bardha, pikat e zeza janë njolla të vogla të errëta ose me ngjyrë të zezë, që shfaqen si gunga të ngritura. Zakonisht, lëkura që rrethon pikat e zeza është normale dhe qendra është më e errët.

Shkaqet: Vetëm sepse ato janë më të errëta në ngjyrë nuk do të thotë që kanë më shumë pisllëk brenda. Është thjesht një shenjë se poret janë zgjeruar dhe janë shkaktuar nga gjëndrat e qimeve të bllokuara.

3. Papulat

Papulat janë puçrra inflamatore që ndodhen nën sipërfaqen e lëkurës. Lëkura që rrethon këto njolla zakonisht është e kuqe dhe e fryrë. Ato janë të ngritura, rozë, të ngurta ose të buta. Por në krahasim me 2 llojet e puçrrave jo-inflamatore, ato nuk kanë një qendër të dukshme dhe nuk zgjerohen.

Shkaqet:

a) Infeksioni i lëkurës

b) Zhvillimi i enëve të vogla të gjakut

c) Lythat

ç) Ekzema

d) Reaksioni alergjik

4. Pustula, të njohura ndryshe si puçërr.

Këto janë gunga të buta, të mëdha që kanë një qendër rrethore. Qendra është e mbushur me qelb të verdhë / të bardhë, mbi një bazë të kuqe të lëkurës.

Shkaqet:

a) Reagimi alergjik më së shpeshti ndaj ushqimit, ose alergjive mjedisore

b) Kafshimet e insekteve (helmuese)

c) Kur lëkura bllokohet me qelizat e vdekura të lëkurës dhe me vajin/yndyrën e lëkurës

5. Nyjet

Gungat në ngjyrë rozë, të dhimbshme dhe të forta që ndodhen thellë nën lëkurë njihen si nyje. Ky lloj mund të bëhet i rëndë dhe mund të shkaktojë komplikime të lëkurës si për shembull njolla të errëta.

Shkaqet: Këto konsiderohen puçrra inflamatore dhe formohen kur poret e bllokuara dëmtojnë qelizat dhe indet thellë nën sipërfaqen e lëkurës.

6. Kiste.

Kur pustulat infektohen, fillojnë të bëhen të dhimbshme. Kjo ndodh kur pustulat bëhen kist. Këto përbëhen nga gunga të bardha ose të kuqe, të dhimbshme, të mëdha ose të buta që janë të vendosura thellë në lëkurë, madje edhe më thellë se nodulet. Gjithashtu, janë të mbushura me qelb. Në fakt, këto konsiderohet se shkaktojnë komplikime të rënda të lëkurës.

(Kosova Sot Online)