Futeni hudhrën në gojë dhe pritni disa minuta!

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 11:09
Futeni hudhrën në gojë dhe pritni disa minuta!

Hudhra - ushqim fantastik, përmban materie të dobishme. Kjo perime përmban substanca antibakteriale, shëron shumë sëmundje, përfshirë ftohjet e ndryshme, arterosklerozën dhe sëmundjet e veshkave, forcon kapilarët. Në mjekësinë popullore hudhra përdoret për shërimin në përgjithësi të organizmit. Në fakt, kinezët e marrin thelbin e hudhrës, e vendosin në gojë dhe e përziejnë me pështymën, duke e "endur" poshtë e lart nëpër gojë, sikur të ishte bonbone. Kjo procedurë aplikohet në mëngjes dhe zgjat gjysmë orë.

Efekti është i mahnitshëm - pështyma, së bashku me materiet e tjera të dobishme depërton në gjak, pastron enët e gjakut dhe limfën. Po ashtu, hudhra e pastron brendësinë e gojës dhe mishi i dhëmbëve fillon të ketë gjakrrjedhje. Pas procedurës, hudhrën e pështyni dhe pastroni dhëmbët. Përse duhet të filloni edhe ju ta futni hudhrën në gojë dhe ta përtypni: - Pastron gjakun; -Rregullon oreksin; - Mbron nga epidemia e gripit dhe sëmundjeve tjera respiratore; - Në mënyrë të pabesueshme e forcon sistemin imun; - Është e dobishme edhe te anemia; - Shëron bronkitin kronik; - Ndihmon te sëmundjet e veshkave dhe të fshikëzës; - Pastron lëkurën.

(Kosova Sot Online)