Lexoni edhe:
A e bën sëmundja e mishrave të dhëmbëve koronavirusin më vdekjeprurës?
Kur mendojmë për ushqimin,gjëja e parë që na bie ndërmend janë kaloritë.Shpeshherë ndodh që kur dëshirojmë të humbim në peshë ushqimin ta planifikojmë në bazë të konsumimit të kalorive.Në këtë listë gjenden ushqimet që janë përplot me vlera ushqyese dhe kaloritë nuk vërehen fare.
LULELAKRA
Është ushqim që nuk përmban kalori. Lulelakra është ushqim i shkëlqyeshëm në luftën kundër kancerit, ngase përmban materie ushqyese dhe vitamina.
KAFEJA
Megjithëse flitet shumë për kafenë, efektin e saj të dobishëm apo të dëmshëm ndaj organizmit, prapëseprapë ajo nuk përmban kalori. Pra, kur herën tjetër kënaqeni me një filxhan me kafe, nuk keni pse të mendoni fare për kaloritë.
A e bën sëmundja e mishrave të dhëmbëve koronavirusin më vdekjeprurës?Lexoni edhe:
SALLATA E GJELBËR
Sallata e gjelbër, kjo perime e shëndetshme, përmban vetëm pesë kalori. Shtojani sallatën e gjelbër shujtës tuaj pa menduar dy herë, si dhe kënaquni me vetitë e shumta shëruese që i ofron ajo. Është perime e shkëlqyeshme për lëkurën, ndikon mirë në nerva, veshka si dhe për shëndetin e zemrës.
LIMONI
Secili limon posedon vetëm njëzet kalori. Kjo agrume me ngjyrë të verdhë, është shumë i pasur me vitamina C, si dhe paraqesin zgjedhje tumirë dhe të shkëlqyeshme për ushqimin e shëndetshëm. Pra, sa herë të uleni në tavolinë, kujdesuni që të jetë i përfshirë në ushqimin tuaj.
LAKRA
Secila kokë e lakrës posedon vetëm 22 kalori. Lakra dhe të gjitha llojet dhe ortat e saj janë të shëndetshme dhe ndihmojnë në parandalimin e kancerit, si dhe përmban shumë veti dhe përbërës shërues. Po ashtu, është e pasur me shumë vitamina, të cilat e forcojnë shëndetin e trupit.
DOMATJA
Po pra, domatja përmban vetëm 22 kalori. Mund ta hani në shumë mënyra, përfshirë kur është e freskët, si sallatë apo të zier. Konsumimi i më shumë domateve lëkurës tuaj i dhuron shkëlqim, si dhe ndihmon të heqë qafe helmet e grumbulluara në organizmit tuaj. Të gjitha këto veti jua dhuron përmes likopenit.
(Kosova Sot Online)