Nejça e përdredhur, bima që shëron infeksionet

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 11:13
Nejça e përdredhur, bima që shëron infeksionet

Nejça e përdredhur (lat. potentilla erecta), që rritet nëpër livadhet me lagështi dhe në male, në mjekësinë popullore konsiderohet si bimë mjaft shëruese kundër infeksioneve të fytit, gojës dhe hemorroideve. Kjo bimë përmban shumë veti shëruese, përmban taninë, absorbon proteinat, që janë shkaktari kryesor i infeksioneve. Po ashtu, përshpejton shërimin e plagëve dhe të ënjturave. Mjekësia popullore e përdor kundër diarresë, infeksioneve në zorrë dhe e thamë edhe më lart, kundër hemorroideve.

RECETAT POPULLORE

Çaji nga kjo bimë përdoret duke përzier një lugë të rrënjës së bimës me 2 dl ujë të ftohtë, e vloni shumë dhe më pas e hiqni nga zjarri. Është efikas nëse për çdo ditë pini 3-5 gota. Te dhimbjet në stomak përzihen 20 g rrënjë të bimës, 20 g dredhëza të malit, 20 g kamomil dhe 20 g boronica. Gjithçka imtësoni dhe i përzieni, ndani tri lugë të supës dhe i zieni në 0,5 l ujë për pesë minuta. E lini të qëndrojë gjatë natës, e të nesërmen e pini në vend të ujit. Për gjakrrjedhje nga hunda, përzieni 10 g rrënjë të bimës dhe 5 g rrënjë të lisit, i copëtoni imët dhe i zieni për gjysmë orë në 2 d l ujë. Më pas ia shtoni edhe 5 g kamomil, e mbuloni dhe e hiqni nga shporetie lini për 15 minuta e kur të jetë ftohur çaji e shpëlani hundën përmes disa pikave.

(Kosova Sot Online)