
Lexoni edhe:
Inva Mula koncert në zemër të Prishtinës
Pasi që ta pastroni organizmin ashtu që në të të mos mbetet asnjë substancë helmuese, atëherë mund të rrini rehat, meqë asnjë sëmundje nuk ka çka t'ju bëjë. Viktoria Semjonova, eksperte për mjekim natyror, na jep recetën për një pastrim radikal të zorrëve.
Inva Mula koncert në zemër të Prishtinës
Lexoni edhe:
Merrni gjysmë kile karotë të freskët dhe po aq panxhar të freskët. Këto perime grini imtë dhe qitni në një enë të emaluar, të padëmtuar. Qitni aty më pas ujë të valë, derisa uji të dalë mbi perime për dy gishta. Më pas shtoni nga një grusht kajsia të thata dhe rrush të thatë. Vendoseni enën mbi zjarr, që të vlojë. Por, sapo të vlojë, largojeni nga zjarri.
Në këtë tretësirë shtoni një lugë mjaltë dhe lëreni që të rrijë e mbuluar 12 orë në vend të ftohtë. Pastrimi i zorrëve me anë të kësaj recete zgjatë një muaj. Sasinë e mbetur të lëngut ruajeni në vend të thatë.
(Kosova Sot Online)