Cila është rëndësia e ushtrimeve në moshën 40-vjeçare?

  • E. /
  • 03 September 2020 - 11:27
Cila është rëndësia e ushtrimeve në moshën 40-vjeçare?

Shumë të rinj ushtrojnë me qëllim të mbajtjes së peshës ideale. Por, ushtrimet trupore pas moshës 40-vjeçare mund të jenë kritike për parandalimin e plakjes, thotë një studim i ri. Bile edhe ushtrimet me intensitet të ultë në moshë të mesme mund ta ngadalësojnë procesin e plakjes së qelizave, kanë zbuluar shkencëtarët. Me vjetërsimin e qelizave, vjen deri te dëmtimi i polimereve, por obeziteti, pirja e duhanit dhe sëmundjet, sikur që janë diabeti dhe pagjumësia, e përshpejtojnë këtë proces.

Gjatësia e telomereve ka kohë që lidhet me një jetëgjatësi më të madhe. Studimet e mëparshme kanë treguar se atletët kanë telomere më të gjata sesa jo atletët e të së njëjtës moshë, sikur që kanë edhe gratë e moshuara, që bëjnë ushtrime të rregullta, sikur që është ecja. Por, studimi i ri nuk ia ka dalë që të caktojë sesa ushtrime nevojiten për ta ngadalësuar plakjen.

(Kosova Sot Online)