Studimi rreth efikasitetit të dietave

  • E.K /
  • 03 September 2020 - 14:40
Studimi rreth efikasitetit të dietave

Dietat me pjesëmarrje të ulët të yndyrave nuk do të çojnë deri te një humbje më e madhe e peshës trupore, krahasuar me dietat me një pjesëmarrje më të madhe të yndyrave, që kanë numër të njëjtë të kalorive, thotë një studim i ri amerikan. Shkencëtarët kanë studiuar efikasitetin e dietave me pjesëmarrje të ulët të yndyrave, krahasuar me dietat e tjera.

Me këtë rast ata kanë konstatuar se nuk ka dallim në humbjen fillestare të peshës trupore, kur ato krahasohen me dietat me pjesëmarrje më të lartë dhe më të vogël të yndyrës në meny. Zvogëlimi i marrjes së yndyrave çonte deri te një humbje më e madhe e peshës trupore vetëm krahasuar me njerëzit që nuk ishin në dietë. Për humbjen e kileve të tepërta rëndësi kryesore ka që të harxhoni më shumë kalori sesa që merrni me anë të ushqimeve dhe pijeve. Zvogëlimi i kalorive ditore për 500 apo 1000, mund të shkaktojë humbjen deri në 1 kg në javë.  

(Kosova Sot Online)