Vetitë shëruese të lëngut të karotës dhe të xhenxhefilit
Rritja e biznesit të ushqimit të shpejtë ka shkelur vetëdijen për të konsumuar ushqim të shëndetshëm. Për opsione më të shëndetshme, ndiqni listën e dobive që sjell lëngu i xhenxhefilit të freskët dhe të karotës
SHËNDETI KARDIOVASKULAR
Ekzistojnë proteina në xhenxhefilin e freskët që e ndihmojnë në rregullimin e shtypjes së gjakut. Përzierja e lëngut të xhenxhefilit dhe të karotës ulin shtypjen e gjakut dhe reduktojnë mundësinë për sëmundje kardiovaskulare.
MBROJTJE NGA KANCERI
Me plot vitamina C, lëngu nga karota dhe xhenxhefili në mënyrë krejt natyrale e lufton kancerin. Kanceri i gjirit dhe ai i stomakut reduktohen me ndihmën e vitaminave C.
PËR LËKURË TË SHËNDETSHME
Prodhimi i kolagjenit është shumë më i pranishëm me praninë e vitaminave C. Kjo vitaminë nevojitet për shërimin e plagëve dhe në të njëjtën kohë nevojitet ta mbani lëkurën të fortë. Kombinimi i lëngut të karotës dhe xhenxhefilit janë burim për vitamina E, që është mbrojtje natyrale kundër rrezeve të dëmshme ultra vjollcë. Ky antioksidues, vitamina E pra, është përgjegjëse për rregullimin dhe ruajtjen e lëkurës nga inflamacionet.
(Kosova Sot Online)
