Lexoni edhe:
Ilaçi që parandalon kancerin përgatitet me tri erëza
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur edhe si hipertensioni, është e rrezikshme si për zemrën po ashtu edhe për të pësuar sulm në tru. Simptomat e shtypjes së lartë të gjakut nuk dallohen, prandaj edhe cilësohet si "vrasësi i qetë". Në vijim ju paraqesim ushqimet, përmes së cilave mund ta ulni shtypjen e gjakut.
DOMATET
Domatet janë të pasura me likopen dhe karotenoide të tjera dhe efekte prej antioksiduesit, që ndihmon në luftimin e radikalëve të lirë, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe ulin rrezikun për sëmundjet e zemrës. Domatet po ashtu janë të pasura me kalium që ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut dhe largojnë sodiumin nga trupi. Hani një domate të freskët në ditë.
Ilaçi që parandalon kancerin përgatitet me tri erëzaLexoni edhe:
BORONICAT
Boronicat janë të pasura me flavonoidt e quajtura antocaninë, që e parandalojnë hipertensionin. Për më shumë, antioksiduesit në boronica përmirësojnë elasticitetin e artereve duke ndihmuar me këtë rast në kontrollimin e shtypjes së gjakut. Boronicat është lehtë t'i përshtatni në ushqimin tuaj. Mund t'i shtoni në drithëra dhe flluska, apo edhe të kënaqeni me boronicat e ngrira.
PANXHARI
Në bazë të një studimi nga viti 2010, nga studiuesit e universitetit "Queen Mary" në Londër nitratet, me të cilat është i pasur lëngu i panxharit, ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut. Nitratet në lëngun e panxharit po ashtu ndihmojnë në zgjerimin e artereve dhe e ulin shtypjen e gjakut. Madje redukton edhe rrezikun për sulm në tru, sulm në zemër dhe parandalojnë problemet e tjera kardiovaskulare. Pini një gotë lëng të panxharit në ditë.
SPINAQI
Folatet, nitratet, kaliumi, magnezi dhe antioksiduesit në spinaq ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut. Një studim nga viti 2013, i publikuar në revistën "Nitric Oxide Society", sugjeron që perimet e pasura me nitrate, si spinaqi, mund ta ulin shtypjen e gjakut dhe presionin e pulsit. Mund ta përmirësojë edhe shëndetin kardiovaskular, si te meshkujt po ashtu edhe te fermat.
SELINO
Selino është e pasur me një fitokemikat të quajtur "3-Nbutylphthalide", e cila relakson indet në muret e artereve për ta përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe e redukton shtypjen e gjakut. Për më shumë, magnezi dhe kaliumi të pranishëm në selino rregullojnë shtypjen tuaj të gjakut. Sipas një studimit nga viti 2013, i publikuar në revistën "Journal of Medicinal Food", ekstraktet nga farat e selinos posedojnë preparate kundër hipertensionit. Për t'i kënaqur nevojat tuaja, shtoni në sallatë apo në supë.
PATATET
Patatet janë të pasura me fitokemikate që mund të ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut. Për më shumë, përmbajnë kalium dhe magnez, dy minerale që e luftojnë hipertensionin. Sipas studimit të vitit 2011, i publikuar në "Department of Chemistry", në universitetin e Skrantonit në Pensilvani, patatet mund të ndikojnë në uljen e shtypjes së gjakut te njerëzit me mbipeshë dhe hipertension.
(Kosova Sot Online)