Nganjëherë nuk është e vështirë t'ia qëllojmë pse shfaqen dhimbjet e kokës!

  • E. /
  • 09 September 2020 - 10:01
Nganjëherë nuk është e vështirë t'ia qëllojmë pse shfaqen dhimbjet e kokës!

Dhimbjet e forta të kokës nganjëherë shfaqen si nga "qielli i kaltër", e intensiteti maksimal arrihet brenda disa sekondave. Kjo mund të jetë tregues për problemet shëndetësore, përfshirë pëlcitjen e enëve të gjakut në tru. Dhimbjet e kokës dallojnë edhe nga vendi i dhimbjes, ja më të shpeshtat Kur dhimbjet shfaqen në një pjesë të kokës. - Kjo do të thotë se bëhet fjalë për migrenë, që nuk është dhimbje e rrezikshme, por e mundimshme. Do ta njihni nga dhimbja me intensitet të fortë, por edhe kur ju mundon drita dhe zhurma, por keni edhe të vjella. Kur ju shtrëngon koka.

Bëhet fjalë për dhimbje koke të tensionuar që shfaqet gradualisht, e në kokë keni ndjenjën se dikush me një rreth po ua shtrëngon kokën. Më së shpeshti shfaqet nga stresi dhe është mirë të flini. Dhimbja në njërën anë të fytyrës, kapakët e ënjtur. - Bëhet fjalë për dhimbjen e kokës të quajtur "Cluster", që është dhimbje e fortë dhe zgjat me cikle, nga dy javë deri në dy muaj. Dhimbjet në ballë. - Në këtë rast bëhet fjalë për dhimbjen që shkaktohet si pasojë e inflamacioneve të sinuseve. Dhimbja mund të ndihet edhe në faqe. Ju ndihmon inhalimi dhe dushi me ujë të ngrohtë.

(Kosova Sot Online)