A zvogëlohet lukthi nëse hamë më pak?

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 10:29
A zvogëlohet lukthi nëse hamë më pak?

Do të ishte mirë që, po të na zvogëlohet lukthi, më pas do të hanim më pak dhe, "voila" - do të shpëtonim nga mbipesha. Por, shkencëtarët thonë se, nëse njerëzit me mbipeshë duan ta zvogëlojnë lukthin e tyre për 75%, atëherë ata duhet të konsumojnë vetëm 600 kalori në ditë.

"Por, edhe nëse ia dilni që ta zvogëloni vëllimin e lukthit tuaj, kjo nuk d.m.th. se do ta zvogëloni edhe ndjenjën e urisë", thotë gastroenterologu nga Kalifornia, James J. Lee. Hormonet lepina dhe grelina, të cilat shkaktojnë ndjenjën e urisë, prodhohen më shumë kur zvogëlojmë sasinë e ushqimit të konsumuar. Po ashtu, Lee thotë se kapaciteti i lukthit nuk është gjëja më me rëndësi kur flitet për humbjen e kileve të tepërta, por dobësimi mund të arrihet pasi që të vihen nën kontroll grelina dhe lëpina, respektivisht funksionimi i tyre.

(Kosova Sot Online)