Vetëm 43 persona në botë e kanë këtë grup të gjakut

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 13:08
Vetëm 43 persona në botë e kanë këtë grup të gjakut

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Vetëm 43 persona në botë e kanë grupin e gjakut Rezus nul ose invalid, një tip gjaku që është i ngjashëm me grupin e gjakut zero negativ.

Këtë lloj tipi gjaku e ka një në 160 milionë persona, ose 43 në total në të gjithë botën. Këta persona kanë ngjashmëri me grupin O negativ. Janë të dy dhurues universalë, por mund të marrin gjak vetëm nga persona me grupin e tyre të gjakut.

Mirëpo, ata kanë edhe vështirësi, pasi personat me këtë lloj gjaku jetojnë në vende kaq të largëta si Japonia, Brazili, Irlanda, apo e SHBA, gjë që vështirëson dërgimin e një sasie gjaku nëse kërkohet me urgjencë.

Në rastin e një operacioni të programuar të ndonjërit prej personave me këtë lloj gjaku, më parë ata japin gjak që u ruhet në bankat e gjakut për 45 ditë.

(Kosova Sot Online)