6 shenja që tregojnë se ju mund të keni patur koronavirusin

  • E.K /
  • 12 shtator 2020 - 10:49
6 shenja që tregojnë se ju mund të keni patur koronavirusin

Ekspertët theksojnë që ekziston mundësia që disa persona janë shëruar nga koronavirusi edhe përpara se të ktë nisur epidemia zyrtarisht.

Është e mundshme që Covid-19, së paku, siç konstatojnë ditëve të fundit ekspertët, e keni kaluar duke qëndruar në këmbë.

Më poshtë ju sjellim 6 shenja që tregojnë se ju mund të keni patur Covid-19 dhe ta keni kaluar atë:

1. Në një moment të caktuar keni humbur shijen ose nuhatjen

Humbja e nuhatjes dhe shijes ka qenë një shenjë dalluese e madhe e COVID-19. Ndonëse kjo simptomë nuk ndodh për të gjithë, tani është e lidhur fort me koronavirusin.

2. Keni patur një rënië flokësh të pashpjegueshme

Kjo nuk është studiuar gjerësisht në kontekstin e COVID-19, por shumë njerëz që janë rikuperuar nga virusi, po raportojnë si simptomë edhe humbjen e flokëve. Sidoqoftë, nuk ka gjasa që ju të përjetoni vetëm dhe vetëm rënie flokësh nëse jeni/keni qenë me COVID. Zakonisht, kjo shoqërohet me disa prej simptomave të lartpërmendura.

3. Keni patur kollë që dukej sikur s’do largohej

Një kollë e zgjatur është një tjetër simptomë, që njerëzit që morën pjesë në studimin JAMA raportuan. Kollitja është zakonisht e thatë, dhe është gjithashtu, një nga simptomat më të njohura: Të dhënat nga CDC zbuluan se 43% e njerëzve

4. Jeni ndjerë vërtet, vërtet të lodhur

Sipas studimit JAMA, 53% e pacientëve thanë se po luftonin me lodhjen rreth 60 ditë pasi kishin shfaqur për herë të parë shenja të virusit.

5. Keni patur simptoma të pazakonta, që dukej sikur do zgjasin përgjithmonë

Ekspertët theksojnë se COVID-19 është ende një virus i ri, kështu që mjekët dhe shkencëtarët po mësojnë më shumë për të gjatë gjithë kohës.

6. Keni patur një “ftohje të keqe”

Në fillim të pandemisë, njerëzit në SHBA mendonin se COVID-19 nuk qarkullonte ende deri në fund të shkurtit dhe marsit, por një kërkim i ri nga Universiteti i Teksasit sugjeron të kundërtën. Studiuesit zbuluan se për çdo dy raste të gripit të gripit, në atë periudhë, ekzistonte një rast me Covid-19.

(Kosova Sot Online)