Bima që sjell çajin me vlerë të artë lufton diabetin dhe mbipeshën

  • A.P /
  • 14 September 2020 - 15:33
Bima që sjell çajin me vlerë të artë lufton diabetin dhe mbipeshën

Çaji "Oolong" përgatitet nga gjethet e bimës me të njëjtin emër, bimë kjo që na dhuron edhe çajin e zi edhe të gjelbër. I vetmi dallim është në fermentimin e thellë

PËRSE TA KONSUMONI KËTË ÇAJ

Është çaj që përmban kafeinë. Kjo është një nga përparësitë më të mëdha të konsumimit të tij, sepse e shton përqendrimin dhe sasinë e energjisë. Mund të ndihmojë edhe në parandalimin e mbipeshës dhe diabetit.

Një studim ka vërtetuar se 6 gota të këtij çaji në ditë pas 30 ditëve në masë të madhe e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak te personat që vuajnë nga diabeti. Studimi tjetër, i bërë në minjtë laboratorikë dhe në njerëz, ka treguar se ky çaj mund të ndikojë dhe të nxitë humbjen në peshë. Ekzistojnë fakte se ky çaj mund të ndikojë edhe në zbutjen e disa gjendjeve, përfshirë: sëmundjet e zemrës, osteoporozën, dermatitin, arterosklerozën, shtypjen e lartë të gjakut, kariesin.

Kafeina mund të shkaktojë komplikime te personat që vuajnë nga çrregullimet në ankthe, çrregullimet te mpiksja e gjakut, diabeti, probleme me tretje, glaukomë, shtypje të lartë të gjakut. Femrat shtatzëna nuk do të duhej të konsumojnë më shumë se 3 gota çaj në ditë.  

(Kosova Sot Online)