Gjashtë ushqimet më të mira për vjeshtë

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 13:22
Gjashtë ushqimet më të mira për vjeshtë

Moti po ftohet, por prodhimet dhe zgjedhjet tuaja po nxehen.Këto super ushqime të hatashme do t'jua ngrohin shpirtin dhe do t'ju mbrojnë nga gripat dhe viruset e ndryshme.

MOLLËT

Të ëmbla apo me shije të thartë, mollët janë ushqim i shijshëm në formën e freskët. Por, sigurohuni që t'i hani së bashku me lëvore, pasi që përmbajnë flavonoide të shijshme dhe të shëndetshme. Vetitë e tyre shëruese: • Janë përplot me antioksidues; • 4 gramë me fibra dietale në një mollë mesatare.

PASTINAKU

Megjithëse këto perime ngjasojnë me karotat, ato kanë ngjyrë më të lehtë dhe natyrisht shije më të lehtë dhe janë përplot me aromë. Përdoreni për t'i shtuar në oriz dhe në patate apo mundeni t'i shtoni edhe nëpër supa dhe salcë. Vetitë e tyre shëruese: • Janë të pasura me kalium; • Burim i mirë për fibra.

DARDHËT

Shija e ëmbël dhe e lëngshme bën që të kënaqeni me to, sidomos në ditët e ftohta që tashmë i kemi në prag. Mundeni edhe t'i zieni, apo edhe t'i piqni. Vetitë shëruese: • Janë burim i mirë për vitamina C dhe bakër; • 4 gramë fibra në një dardhë mesatare.

KUNGULLI

Është një ushqim tipik për ditët e ftohta të veshtës dhe dimrit, derisa edhe farat e kungullit janë tepër të shëndetshme. Ka shije të ëmbël dhe mund të përgatisni pite, tortë, madje edhe puding. Vetitë shëruese: • I pasur me kalium; • Dhuron më shumë se 20 për qind të nevojave për fibra; • Burim i mirë për vitamina B.

PATATET E ËMBLA

Këto perime janë shumë të shëndetshme, me densitet të lartë me vlera ushqyese, madje më shumë se patatet e rëndomta. Provoni t'i piqni, janë të shijshme dhe përmbajnë më shumë vitamina sesa kur i zieni. Vetitë shëruese: • Burim i hatashëm për vitamina A; • Burim i mirë për hekur; • Veti të larta kundër inflamacioneve.

LAKRA E BRUKSELIT

Duhet t'i përgatisni si duhet dhe atëherë kjo perime është melhem. Kanë shije të butë, kështu që edhe mund t'i kombinoni me salca të ndryshme, si dhe t'i shtoni uthull. Vetitë e saj shëruese janë: • 1/2 e enës ju furnizon me vitamina K; • Burim i mirë për folate; • Burim i mirë për hekur.

(Kosova Sot Online)