Dy ilaçe shtëpiake kundër urdhjes

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 15:10
Dy ilaçe shtëpiake kundër urdhjes

Nëse dëshironi që sa më parë ta ndaloni urdhjen dhe t'i zbutni simptomat, provojini këto dy receta shtëpiake

1. JAMBALLI KUNDËR URDHJES

Përbërësit: - 2 lugë me rrënjë të thara të jamballit - 1 filxhan me vaj luledielli - 1 kavanoz Procedura: 1. Rrënjët e jamballit i qitni në kavanoz dhe mbi të e qitni vajin 2. Mbylleni dhe lëreni të qëndrojë 3 deri në gjashtë javë 3. Gjatë asaj kohe e përzini çdo dy ditë Përdorimi: - Për çdo ditë me shkop për veshë e aplikoni vajin në urdhje dhe rreth saj - Lëreni që të absorbohet dhe thahet, ndërsa procedurën e përsëritni 3 deri në 5 herë në ditë.

2. DRURI I ÇAJIT KUNDËR URDHJES

Përbërësit : - 2 pika vaji eterik të drurit të çajit - 2 lugë me vaj ulliri Procedura: 1. Në një filxhan e qitni vajin e ullirit dhe ia shtoni vajin eterik të drurit të çajit 2. I përzini mirë përbërësit Përdorimi: - Me shkop për veshë përzierjen e aplikoni direkt në urdhje, por assesi në lëkurën përreth. - Lëreni të thahet për disa minuta e më pas i lani duart mirë. - Procedurën përsëriteni 3 herë në ditë. 

(Kosova Sot Online)