Piperi i zi dhe kurkuma kur kombinohen shërojnë shumë sëmundje

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 15:13
Piperi i zi dhe kurkuma kur kombinohen shërojnë shumë sëmundje

Hulumtuesit nga universiteti në Miçigan kanë zbuluar se kombinimi i piperit të zi dhe kurkumës luan rol të rëndësishëm në parandalimin e shumë sëmundjeve, madje edhe kancerin e gjirit.

VETITË SHËRUESE TË PIPERIT TË ZI DHE KURKUMËS

Studimet e fundit kanë zbuluar se substancat në piperin e zi, që quhet piperina, merr pjesë në luftën kundër kancerit. Pa piperinën, përmbajtja biologjike e kurkumës është e ulët. Në studimin e publikuar në revistën "Breast Cancer Research and Treatment", hulumtuesit kanë zbuluar se kurkumina dhe piperina, kur të kombinohen, kanë fuqinë e shkatërrimit të qelizave të kancerit.

PAKËSOJNË DHIMBJET DHE INFLAMACIONET

Piperi dhe kurkumina janë përbërës që ndikojnë në më shumë se 700 gjene, si dhe mund të parandalojnë enzimat e tjera që janë të përfshira në proceset e inflamacioneve.

HUMBJA NË PESHË

Kurkuma dhe piperi i zi mund të ndihmojnë në heqjen e kilogramëve. Piperina në piperin e zi përshpejton metabolizmin dhe shton shkrirjen e kalorive në organizëm. Po ashtu, shton ndjenjën e të qenët ngopur. 


(Kosova Sot Online)