Pfizer: Shumë shpejt do të dimë nëse vaksina antiCovid-19 funksionon ose jo

  • A.P /
  • 15 shtator 2020 - 22:29
Pfizer: Shumë shpejt do të dimë nëse vaksina antiCovid-19 funksionon ose jo

Gjiganti farmaceutik ”Pfizer” tha se në fund të tetorit do të merrej vesh nëse vaksina antiCovid për të cilën ai po punon do të jetë apo jo funksionale, deklaroi CEO i kompanisë, Albert Bourla.

“Në rastin më të mirë, deri në fund të tetorit ka një shans të mirë, më shumë se 60%, që ne do të dimë nëse produkti funksionon apo jo. Në rast se rezultatet janë pozitive, ardhja e vaksinës në treg vitin e ardhshëm do të varet nga sa kohë u duhet autoriteteve për ta miratuar atë”, shtoi ai.

”Shpërndarja e vaksinës do të jetë një problem për shkak të ndërlikimeve që lidhen me transportin e ilaçeve, por ‘Pfizer’ do të dijë si të menaxhojë këto operacione’’, deklaroi kompania.

(Kosova Sot Online)