Tri lëngjet që e eliminojnë yndyrën dhe e pastrojnë mëlçinë

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 11:12
Tri lëngjet që e eliminojnë yndyrën dhe e pastrojnë mëlçinë

Ushqimi i dëmshëm dhe ekspozimi ndaj stresit, por edhe ndotjet e ambientit lënë pasoja në shëndetin e njeriut. Mëlçia është një organ, i cili më së shumti pëson, e nëse ajo nuk punon si duhet, kjo mund të ndikojë negativisht në funksionimin e organeve të tjera. Në vijim ju paraqesim tri receta që e ripërtërijnë mëlçinë, e pastrojnë organizmin dhe e përmirësojnë shëndetin e njeriut.

LËNGU PËR DETOKSIM NGA KURKUMA

Kjo pije e bën pastrimin e mëlçisë, i eliminon helmet nga zorrët dhe parandalon krijimin e gurëve në veshka. Përzieni 1/2 e lugës kurkumë, pak xhenxhefil të gërryer, lëngun e shtrydhur nga një limon dhe gjysmë gotë ujë.

ÇAJI I GJELBËR ME LIMON

Përbërësit e këtij lëngu e përshpejtojnë hedhjen e materieve të dëmshme nga organizmi. Përzieni lëngun nga gjysmë limoni, gjysmë gotë çaj të ftohtë të gjelbër dhe një banane të shtypur.

LËNGU ME LARA

Nëse pini 2-3 gota të kësaj pije në ditë, puna e mëlçisë në masë të madhe do të përmirësohet dhe do të hidhni helmet nga organizmi. Pos kësaj, do të keni më shumë energji dhe do të jeni më të shëndetshëm. Në blender përzieni paraprakisht ushqimet e copëtuara - një trangull të madhësisë së mesme, gjysmë limoni, një spec dhe një mollë. 

(Kosova Sot Online)