Studimet e fundit amerikane theksojnë se një në 45 fëmijë vuajnë nga autizmi

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 13:05
Studimet e fundit amerikane theksojnë se një në 45 fëmijë vuajnë nga autizmi

Një në 45 fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuan nga autizmi, sipas shifrave të fundit qeveritare. Ekspertët paralajmërojnë se të dhënat e fundit janë rezultat i ndryshimit në mënyrën sesi Qendra për Kontroll të Sëmundjeve dhe Parandalim grumbullon informatat që kanë të bëjnë me autizmin. Sido që të jetë, grupet e evokimit thonë se numri i ri përkrah besimin se një në 68 është një nënvlerësim.

Shifrat e reja vijnë nga shqyrtimi i prindërve të 13,000 fëmijëve, të cilët ishin pyetur gjatë vitit të kaluar, nëse fëmijët e tyre ndonjëherë kishin qenë të diagnostikuar me autizëm apo me një çrregullim tjetër. Shifra një në 68 fëmijë të prekur me autizëm edhe më tutje do të trajtohet si mesatarja më e mirë, thotë Michael Rosanoff, drejtor i shëndetit publik për grupin e avokatëve "Autism Speaks". Po ashtu, thuhet se autizmi i zakonshëm, në fakt, numri i fëmijëve të prekur me këtë çrregullim sa vjen e rritet.

(Kosova Sot Online)