"Nënat e vona" janë më të "shëndetshme"

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 10:13

Është një fakt i jetës që, femrat derisa plaken, edhe fertiliteti i tyre rritet. Për më shumë, presioni i jetës moderne dikton faktin që gjithnjë e më shumë femra po vonojnë të bëhen nëna, e në vend të kësaj, përqendrohen në karrierë dhe profesionet financiare. Vendimet mund të jetë të vështira, por studimi i fundit femrave të vjetra u ka ofruar një rreze shprese. Ato femra, që e shtyjnë shtatzëninë deri në fund të njëzetave dhe në fillim të tridhjetave, në moshën 40-vjeçare do të gëzojnë shëndet më të mirë. Në mënyrë kontroverse, femrat që fëmijën e parë e lindin në moshën midis moshës 15 dhe 24- vjeçare kanë shëndet më të dobët në moshën e mesme të tyre.

Për më shumë, nënat adoleshente nuk kishin ndryshime thelbësore në shëndet, në moshën e mesme, në krahasim prej femrave që kanë lindur në vitet e hershme të njëzeta. Ky është studimi i parë në Shtetet e Bashkuara, që zbulon se lindja e fëmijës së parë në moshën e hershme ndërlidhet me shëndet jo të mirë në disa dekada më vonë. Dr. Kristi Williams, bashkautore e studimit në Universitetin shtetëror në Ohajo, thotë: 'Ne edhe më tutje jemi të brengosur se femrat që lindin fëmijë në moshën e hershme të njëzetave ballafaqohen me më shumë sfida shëndetësore, në krahasim me ato që bëhen nëna më vonë në moshë".

(Kosova Sot Online)