Përgatiteni mirë limonadën dimërore

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 10:56
Përgatiteni mirë limonadën dimërore

Edhe pse shumë njerëz limonadën e konsumojnë vetëm në stinën e ngrohtë të verës, rifreskim, është koha dhe momenti i fundit, që të filloni dhe ta konsumoni gjatë stinës së dimrit. Ndikon mirë në organizmin tuaj po ashtu. Shumë njerëz ditën e tyre e fillojnë me një gotë limonadë të ngrohtë, sepse limoni ekuilibron vlerën "pH" dhe detokson trupin në të njëjtën kohë. Ja çfarë ju nevojitet që ta përgatisni limonadën dimërore: 1 limon Mjaltë natyral Pak xhenxhefil të bluar Ujë të ngrohtë.

PËRGATITJA

Në fillim preni limonin. Hidhni lëngun e limonit dhe shtoni më pas edhe një lugë mjaltë natyral dhe pak xhenxhefil të bluar. I përzieni mirë, e më pas ia shtoni edhe ujin e ngrohtë. Pini limonadën e ngrohtë pas shujtës, apo edhe atëherë kur të zgjoheni nga shtrati. Limonada e shijshme do t'ju sigurojë vitamina dhe forcë energjike në trupin tuaj.

(Kosova Sot Online)