Mënyra moderne e jetës në 90 për qind të rasteve shkakton kancerin

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 13:03
Mënyra moderne e jetës në 90 për qind të rasteve shkakton kancerin

Në bazë të hulumtimeve shkencore, ushqimi jo i mirë, mungesa e aktiviteteve fizike, stresi dhe ndotja e ajrit, janë faktorët kryesorë që ndikojnë në kancerin e mushkërive, të gjirit dhe prostatës. Hulumtimi më i ri nga ekspertët nga Nju-Jorku ka treguar se në 90 për qind të rasteve mënyra e jetesës ishte shkaktar i sëmundjeve kancerogjene te njerëzit.

Ekspertët në bazë të shenjave të gishtave kishin provuar t'i kontrollojnë gjenet, nëse edhe ndotja e ajrit ka ndikim të madh në zhvillimin e kancerit. Në bazë të këtyre gjetjeve, rreth 90 për qind e faktorëve që ndikojnë në sëmundjet e përmendura janë faktor të jashtëm. Si faktorë të jashtëm të rrezikshëm konsiderohen ndotja e ajrit, rrezet ultravjollcë dhe stresi, por edhe ushqimi jo i shëndetshëm dhe mungesa e aktiviteteve.

(Kosova Sot Online)