Nëse dëshironi ‘buzëqeshje të bardhë’, shmangni këto ushqime

  • E.K /
  • 21 shtator 2020 - 13:26
Nëse dëshironi ‘buzëqeshje të bardhë’, shmangni këto ushqime

Sikurse që ekzistojnë shumë ushqime që ndikojnë të keni dhëmbë të bardhë, ekziston edhe ana e kundërt e medaljes.Nëse jeni nga ata njerëz që dhëmbët dhe shëndetin e tyre e keni fiksim, si dhe nëse dëshironi të keni buzëqeshje të bardhë, atëherë shmangni këto ushqime.

AKULLI

Edhe pse gjatë verës akulli është preferuar në pijet e ndryshme, konsumimi i tepërt i tij mundet ta shtojë ndjeshmërinë e dhëmbëve, e kjo sjell dëmtimet e tij. Në vend se ta mbani në gojë, le të tretet, e pos tij janë edhe disa ushqime të tjera që dëmtojnë dhe zverdhin dhëmbët.

ALKOOLI

Pijet alkoolike, pos se dëmtojnë smaltin e dhëmbëve, ato po ashtu ndikojnë që dhëmbët tuaj të marrin një nuancë të verdhë. Kjo për faktin se e thajnë edhe brendësinë e gojës tuaj. Shkaktar i kësaj janë edhe shumë infeksione orale dhe sëmundje të ndryshme.

AGRUMET

Agrumet janë shumë të shëndetshme, por nëse e teproni me konsumimin e tyre, atëherë acidet e tyre ndikojnë që ta dëmtoni smaltin e dhëmbëve. Nëse nuk mund ta kaloni ditën pa to, atëherë anashkalojini ose pini së paku një gotë ujë pas tyre.

PIJET ME KAFEINË

Këtu e kemi fjalën vetëm për kafenë. Ajo nuk është e dëmshme për shëndetin e dhëmbëve, por pa dëshirën e saj lë një pigment të verdhë në sipërfaqen e dhëmbëve. Kjo mundet të zbutet nëse hidhni pak sheqer në të. Por, nëse hidhni shumë sheqer, keq i keni punët me buzëqeshjen.

PIJET E GAZUARA

Për shumë njerëz, pija e tyre e preferuar është "Coca-Cola", e cila është e mbushur me sheqer. Nëse e pini në sasi të madhe, në gojë do të zhvillohen disa lloje të baktereve, të cilat ushqehen me sheqer. Në gojën tuaj do të krijohet një acid që dhëmbët i bëjnë më të prirë për gjakrrjedhje.

PEMËT E THATA

Pemët e thata ndikojnë ngjashëm sikurse edhe bonbonet për dhëmbët. Marrë parasysh se ato janë të pasura me sheqer, pjesët e tjera të mbetura nuk qëndrojnë më gjatë n gojë, në krahasim me mbetjet e ushqimeve të tjera.

(Kosova Sot Online)