Fiq të thatë në vaj ulliri

  • A.P /
  • 23 shtator 2020 - 15:35
Fiq të thatë në vaj ulliri

Fiqtë në vaj ulliri janë një recetë tipike për vendet bregdetare. Bakteret në organet e tretjes dhe steriliteti janë disa nga problemet ku ky kombinim i pemës me vaj, jep rezultate të mira. Fiqtë përmbajnë shumë kalcium, zink dhe janë burim i mirë i hekurit, pastaj beta karotinës dhe vitaminave C, A, E dhe K. Fiqtë e terur kanë më shumë kalori sesa ata të freskëtit, prandaj duhet të konsumohen në sasi më të vogla. Fiqtë përmirësojnë tretjen, ndihmojnë te hemorroidet, si dhe e rregullojnë kolesterolin. Fiqtë kanë edhe sasi të mëdha të kalciumit dhe konsiderohen afrodiziakë të fortë. Qumështi i fiqve heq me efikasitet lythat.

RECETA PËR FIQ TË THATË NË VAJ ULLIRI

Fiqtë e thatë (rreth 40 copë) renditen në kavanoz, e më pas shtohet vaji i ullirit, derisa të mbushet kavanozi. Të mbyllen dhe të ruhen ashtu për 40 ditë. Fiqtë thithin një sasi të madhe të vajit të ullirit. Më pas hahet nga një fik para buke. Nuk kanë shije të mirë, por janë të dobishëm. Kjo recetë e vjetër ndihmon te problemet me lukth, te hemorroidet, kapsllëku, nivelet e larta të kolesterolit, steriliteti, anemia, astma dhe bronkiti. 

(Kosova Sot Online)