Ja çfarë i ndodh trupit kur kafshohemi nga një mushkonjë

  • G.G /
  • 23 September 2020 - 10:47
Ja çfarë i ndodh trupit kur kafshohemi nga një mushkonjë

Fjala “mushkonjë” na kujton kruajtjen dhe ënjtjen që ndodh pas pickimit të saj. Por rrallë mendojmë se çfarë ndodh ndërsa ky insekt ushqehet me ne dhe çfarë na shkakton kruajtjen. Sipas hulumtimit, arsyeja është pështyma e mushkonjës.

“Bright Side” shpjegon se çfarë ndodh me ju para, gjatë dhe pas pickimit të mushkonjës.

Mushkonjat pështyjnë në lëkurën tuaj për të lehtësuar dhimbjen.

Siç tregon një studim, një mushkonje i duhen rreth 4 minuta për të mbushur stomakun me gjak. Problemi është se gjatë kësaj kohe viktima e tyre mund ta vërejë dhe ta vrasë para se të përfundojë misionin. Përfshirë edhe faktin se kafshimi në vetvete është i dhimbshëm, që mund të nënkuptojë që agresori mund të gjendet edhe më shpejt.

Pështyma e një mushkonje ka një agjent që mpin lëkurën. Pra, pasi një insekt na pështyn, ne nuk e ndiejmë kafshimin. Pas kësaj miqtë tanë të vegjël fillojnë të kërkojnë enët e gjakut nën lëkurë.

Pështyma i ndihmon të thithin gjak më lehtë.

Sapo vena të gjendet mushkonja lëshon edhe një herë pështymën. Ajo përmban më shumë se 100 proteina që shërbejnë për qëllime të ndryshme, njëra prej të cilave bën që gjaku të mos mpikset. Në këtë mënyrë procesi i thithjes është më i lehtë.

Pasi dëmtohet vena, trupi ynë fillon ta shërojë atë. Kjo mund të parandalojë që një insekt të ushqehet me gjak. Por këto krijesa dinake gjetën një mënyrë për ta anashkaluar këtë. Siç thotë studimi , pështyma e mushkonjave ka një agjent që ndalon këtë proces dhe zgjeron enët e gjakut.

Kafshimet krijojnë kruajtje, sepse ne jemi alergjik ndaj tyre.

Një pickim përmban proteina jo toksike, të cilat mund të rezultojnë në kruajtje, skuqje dhe ënjtje, të cilat mund të jenë në nivele të ndryshme. Por ka njerëz që nuk kanë fare alergji.

Reagimet tuaja ndaj kafshimeve të para të mushkonjave janë më të ashprat, madje edhe më shumë sesa nëse kafshoheni vazhdimisht gjatë 2-20 vite me radhë.

(Kosova Sot Online)