Si të dobësohemi me një gjysmë limoni në ditë?

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 11:49
Si të dobësohemi me një gjysmë limoni në ditë?

Organizmi ynë ka nevojë për ushqime të shëndetshme dhe për ushtrime të rregullta trupore, në mënyrë që të largojë kilet e tepërta. Por, për një gjë të tillë nevojitet edhe një tretje e mirë, meqë ajo nevojitet për absorbimin e substancave të dobishme ushqimore. Nëse nuk keni një tretje funksionale, atëherë tentimi për të humbur peshë do të jetë më pak i suksesshëm. Lëngu i limonit ka një sasi të madhe të thartirës së limonit, i cili stimulon sistemin e tretjes dhe ndihmon në zvogëlimin e ndikimit të cilin e kanë ushqimet e ëmbla në organizmin tonë.

1. Prejeni limonin përgjysmë dhe njërën gjysmë shtrydheni në një gotë prej 2,5 dl. Shtoni ujë të temperaturës të dhomës, meqë limonada me temperaturë të dhomës ndikon më mirë.

2. Përziejeni limonadën mirë dhe pijeni me një gllënjkë. Më së miri është që atë ta pini në të esëll.

3. Gjysmën tjetër të limonit mbështilleni me fletë të plastikës dhe lëreni në frigorifer për të nesërmen.

4. Duhet ta dini se, përpos pirjes së limonadës, nëse doni një humbje më të shpejtë të kileve, duhet edhe të ushtroni dhe të hani më pak.

(Kosova Sot Online)