Shtypni këtë pikë në shputë dhe mbajeni për dy minuta

  • E.K /
  • 24 shtator 2020 - 12:09
Shtypni këtë pikë në shputë dhe mbajeni për dy minuta

Kjo fshehtësi ndërlidhet me akupunkturën tradicionale kineze dhe përdoret më shumë se 2.000 vjet në vendet e lindjes, për shërimin e shumë gjendjeve dhe sëmundjeve. Shumica e njerëzve nuk e dinë se shtypja e përditshme në pika të caktuara në trup mund t'i ndalojë shumë dhimbje dhe ndryshime të disponimit. Pos kësaj dhe ajo që është më e mirë nga gjithë kjo, në pyetje është teknika të cilën secili mund ta aplikojë, pa shpenzuar të holla dhe pa u lodhur. Provojeni edhe ju - me gishtin e madh bëni presion në të dy shputat e këmbëve dhe do ta shihni sa shumë mund të ndryshojnë gjërat.

Në pyetje është hapësira midis shputës dhe gishtit të dytë të këmbës. Shtypeni dhe mbajeni për dy minuta, e kjo mundet t'jua përmirësojë gjumin, tretjen, zbut ftohjen, largon dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e dhëmbit, por edhe përmirëson punën e mushkërive dhe komplet sistemit kardiovaskular, sugjerojnë ekspertët për mjekësinë alternative kineze. Ekziston edhe një pikë, me stimulimin e së cilës mund ta forconi furnizimin e mëlçisë me gjak dhe kështu përmirësoni punën e saj në largimin e toksinave prej trupit. Kjo pikë gjendet në pjesën e brendshme të gjurit. Nëse nuk keni probleme të tjera, këtë pikë mund ta përdorni për të hequr qafe stresin.

(Kosova Sot Online)