Fiku i thatë ndihmon kundër anemisë

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 13:01
Fiku i thatë ndihmon kundër anemisë

A e keni ditur që katër fruta fiq të thatë sigurojnë një të katërtën e nevojave ditore për hekur, i cili është shumë i domosdoshëm për organizmin tonë? Për ta arritur efektin maksimal, fikun ta konsumoni me komposto ose lëngun e shtrydhur të portokallit, i cili është i pasur me vitamina C, sepse ndihmon në absorbimin e hekurit.

Fiku i thatë paraqet edhe një burim të mirë për minerale. Pos hekurit, përmban edhe bakër, zink, selen, mangan, kalcium dhe kalium. Fiku i thatë përmban edhe aminoacidet omega 3, që ndikon në zvogëlimin e kolesterolit në gjak.

(Kosova Sot Online)