Forcojeni imunitetin me këtë "bombë me vitamina"

  • E.K /
  • 25 shtator 2020 - 10:49
Forcojeni imunitetin me këtë

Ky është ilaçi më i fortë natyral për forcimin e sistemit imun .

PËRBËRËSIT

 100 g rrush të thatë, - 150 g arra, - 100 g badem, - lëvoren e 2 limonëve, - 100 g kajsi të thata, - 100 g kumbulla të thata, - 250-300 g mjaltë.

PËRGATITJA

Bluani rrushin e thatë, arrat, bademin dhe lëvoret e limonit. Në masë shtoni edhe lëngun nga dy limonë, lëvoren e tyre që e keni bluar. Përzieni mirë. Shtoni edhe kumbullat e bluara dhe kajsitë. Përsëri përzieni bashkë. Në fund shtoni mjaltin dhe përzieni. E lini të qëndrojë në vend të errët për 1-2 ditë. Fëmijët më të rinj se 3 vjet ta konsumojnë një lugë, dy herë në ditë. Personat e rritur 1-2 lugë, tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)