Vaji i hudhrës, kundër dhimbjeve në shpinë dhe nyja

  • E.K /
  • 26 shtator 2020 - 09:14
Vaji i hudhrës, kundër dhimbjeve në shpinë dhe nyja

Të gjithë ne vuajmë prej dhimbjeve kronike në shpinë dhe nyja, për shkak se ecim nëpër asfalt, qëndrojmë ulur në zyrë dhe nuk lëvizim sa duhet. Ju sugjerojmë vajin e hudhrave që shëron këto dhimbje. Me këtë ilaç natyral do të zbutni dhimbjet dhe njëkohësisht do të largoni shumë probleme që përcjellin këto dhimbje.

RECETA PËR SHËRIMIN E NYJAVE ME DHIMBJE DHE SHPINËS

Pastroni 300 - 400 g hudhra dhe e preni imët, e vendosni në kavanoz dhe më pas e mbuloni me 1 litër vaj bimor të parafinuar, më së miri do të ishte vaj ulliri ose luledielli. E mbyllni kavanozin dhe e lini në një vend të errët, në temperaturë të dhomës, që të dënojë për dy javë. E përzieni për ditë. Në fund do të fitoni vajin e hudhrës, të cilin e kulloni.

SI TA PËRDORNI

Vajin e vendosni në vendet ku ndjeni dhimbje, për shembull në pjesën e poshtme të shpinës, në nyjat e duarve dhe këmbëve. E mbështillni me qese najloni dhe e lini gjatë natës. 

(Kosova Sot Online)