Katër ushqimet që shkrijnë shtresat dhjamore

  • E.K /
  • 28 shtator 2020 - 13:13
Katër ushqimet që shkrijnë shtresat dhjamore

Gjumi cilësor mund të ndihmojë që stomakut të trashë t'i thoni "lamtumirë". E për të fjetur mirë dhe për të djegur dhjamin, konsumoni këto ushqime.

PESHK

Është i pasur me aminoacide omega 3m, si dhe me proteina. Njerëzve që u mungon ky aminoacid më keq flenë, e kjo dërgon në ushqim të dëmshëm.

ARRAT

Arrat ndihmojnë në rritjen e nivelit të energjisë, e po ashtu janë të pasura me aminoacidet omega 3. Ndihmojnë që të flini më mirë, por edhe zvogëloni gjasat që të prekeni nga sëmundjet e zemrës, kancerit dhe diabetit.

QUMËSHTI

Qumështi është i pasur me kalcium. Një hulumtim i bërë në vitin 2010, te femrat që ishin para menopauzë, që kishin konsumuar ushqimin e pasur me kalcium, ishte vërtetuar se kishin humbur sasi të madhe të shtresave dhjamore.

QERSHITË

Sa herë t'i keni në dispozicion, konsumoni ato. Sidomos një orë para gjumit, sepse janë të pasura me hormonin e gjumit, melotoninën. Pos kësaj, janë të pasura me antioksidues, që ndihmojnë të humbni në peshë.

(Kosova Sot Online)