Si ju ndihmon uthulla e mollës të humbni në peshë?

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 15:42
Si ju ndihmon uthulla e mollës të humbni në peshë?

Nëse dëshironi t'i humbni kilogramët shtesë dhe ta përmirësoni shëndetin tuaj, nuk do të ishte keq që pranë vetes ta mbani uthullën e mollës. Një studim shkencor i publikuar në revistën 'Journal of Functional Foods' ka treguar se si konsumimi i një sasie të vogël të uthullës mund ta ulë nivelin e sheqerit në gjak. Të anketuarit që para ushqimit kishin pirë një lugë uthull të tretur në 220 ml ujë në gjak kishin nivel më të ulët të glukozës, në krahasim me personat, që nuk kishin konsumuar këtë lëng.

ZGJIDHNI UTHULLËN E DUHUR

Nuk keni pse të kufizoheni vetëm në uthullën mollës, sepse edhe llojet e tjera përmbajnë acid acetik. Me rëndësi është që në deklaratën e saj të shënojë se përmban 5 për qind acide.

MOS E TEPRONI ME SASINË

Nëse merrni sasi të madhe të uthullës, mund ta dëmtoni fytin. Një dozë që nuk ju mundon është një lugë uthull tretur në 220 ml ujë. Në vend të kësaj përzierjeje, uthullën edhe mund ta shtoni në sallatë dhe kështu të kënaqeni me vetitë shëruese të saj. 


(Kosova Sot Online)