Lexoni edhe:
Recetat natyrale për uljen e temperaturës së lartë trupore
Ky lajm do të gëzojë të gjithë adhuruesit e çokollatës. Në fakt, kjo ëmbëlsirë mund të ndihmojë në shërimin e kollës kronike, ka treguar studimi i fundit britanik. Në studim kishin marrë pjesë 300 britanikë, që kishin probleme me kollën e thatë, e janë shëruar me alkaloidin e hidhur nga kakao -teobromina. Shërimi kishte zgjatur 14 ditë. Doza ditore ishte 1.000 m, e rezultatet kanë treguar pakësim të kollës te 60 për qind e pacientëve që kishin marrë pjesë në studim. Në studimin tjetër, i përgatitur nga Instituti Nacional për zemër dhe mushkëri, është bërë e ditur se teobromina bllokon ndikimin e sensorëve në tru që nxitin kollën.
Recetat natyrale për uljen e temperaturës së lartë truporeLexoni edhe:
Bllokimi i nervit të tillë parandalon refleksin e kollës. Pos në çokollatë, kjo substancë gjendet edhe në prodhimet e tjera që përmbajnë kakao dhe në gjethet e çajit. Sasia e teobrominës në kakao pluhur është rreth 2-10 për qind. Sasia e teobrominës në 100 g çokollatë të zezë është rreth 1.600 mg. Teobromina në mjekësinë moderne përdoret që nga fillimi i shekullit të njëzetë, e përdoret për uljen e shtypjes së gjakut. Pos teobrominës, çokollata është edhe burim i rëndësishëm për fitokemikate, antioksidues dhe polifenole, që mund të kenë ndikime pozitive në shëndetin e njeriut.
(Kosova Sot Online)