Recetat natyrale për uljen e temperaturës së lartë trupore

  • E. /
  • 28 September 2020 - 14:38
Recetat natyrale për uljen e temperaturës së lartë trupore

TË BARDHËT E VEZËS

Merrni dy vezë dhe prej tyre ndani të bardhët e vezës. I derdhni në një peshqir, apo në ndonjë pjesë tjetër, të ngjashme me një shami dhe me atë lyeni shputat e këmbëve, në mënyrë që t'i prekni edhe thembrat. Sipër kompresave mund të vendosni një folie prej plastike apo ndonjë qese, në mënyrë që të mos rrjedhë, e më pas i mbathni çorapët. Mbani kompresat derisa të nxehen.

HUDHRA

Hudhrat ndihmojnë në uljen e temperaturës, sepse shkaktojnë djersitje dhe heqin toksina nga trupi, e kështu verojnë kundër viruseve dhe baktereve. Merrni 2 thelpinj të hudhrës, i shtypni dhe i përzieni me 2 lugë vaj ulliri. Përzierjen e ngrohni pak dhe e vendosni në thembra. E mbështillni dhe e lini gjatë natës. Po ashtu, 1 thelb të hudhrës e qëroni dhe e imtësoni, e vendosni në gotë dhe e mbuloni me ujë të ngrohtë. Le të qëndrojë 10 minuta, e më pas pini ndonjë gllënjkë.

QEPA E KUQE

Qepën e imtësoni dhe më pas e përzieni me pak vaj ulliri dhe me kripë deti. E vendosni në thembra të këmbës dhe e mbështillni me fashë. Zëvendësojeni kompresën porsa të nxehet. Kompresat mund t'i përgatisni edhe duke qëruar qepën në rriska dhe duke e vendosur në thembra të këmbës, dhe duke vendosur fashën. LAKRA Kompresat nga lakra në masë të madhe e ftohin trupin, nëse keni temperaturë. Nga koka e lakrës hiqni fletët, e shtypni pak që të lëshojë lagështinë dhe më pas e vendosni në ballë, qafë dhe kokë. Kur të nxehet, sipas nevojës, pra nëse edhe më tutje keni temperaturë, mund ta zëvendësoni me një të re. 

UTHULLA E MOLLËS

Nga uji me uthull molle shtesë (në masën 2/3 ujë dhe 1/3 uthull) përgatiten kompresa kundër temperaturës së lartë, që i aplikoni në ballë, shputa të këmbëve, nyja. Por, kompresave klasike shpeshherë sugjerohen edhe që çorapët t'i lagni me uthull dhe t'i mbathni më pas. Mundeni edhe me një sfungjer të lagur në uthull, që ta fërkoni trupin, apo të përgatisni një banjë, me gjysmë gotë uthull ta shtoni në ujin e vakët në vaskë.

PATATJA

Nga patatja e freskët përgatiten kompresa që nxjerrin temperaturën prej trupit. Merrni një patate dhe e shpëlani mirë. Nuk keni pse ta qëroni, megjithëse në disa receta sugjerohet ta bëni një gjë të tillë. Për kompresa, pataten mund ta preni në rriska, apo ta gërryeni. E vendosni në thembra dhe sipër mbathni çorapët. Kompresat e tilla mund t'i vendosni edhe në ballë dhe në shuplaka të dorës.

(Kosova Sot Online)