Pas festave, fillojeni ditën me çaj nga xhenxhefili

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 15:47
Pas festave, fillojeni ditën me çaj nga xhenxhefili

Nëse keni xhenxhefil në shtëpi, pas ngrënies së tepërt gjatë festave, organizmi dhe sistemi tretës do t'ju falënderojnë. Përveçqë ndikon pozitivisht në humorin tuaj dhe e redukton nivelin e stresit, xhenxhefili është një ilaç i vërtetë për lukthin dhe zorrët, e njihet edhe si ilaç kundër gripit dhe ftohjes, mundimit, e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e forcon sistemin e imunitetit. Nëse ditën e filloni duke e pirë një çaj nga xhenxhefili, do ta pastroni organizmin tuaj nga shtresa helmuese, e cila mblidhet në organizmin tuaj.

PËRBËRËSIT:

- 4 filxhanë me ujë; - 2 pjesë të rrënjës së freskët të xhenxhefilit; - Mund t'i shtoni edhe mjaltë dhe një fetë limoni.

PËRGATITJA:

E qëroni rrënjën e xhenxhefilit dhe e preni në feta të holla. E qitni xhenxhefilin në ujë të valë dhe e zieni në temperaturë të ulët për 15 deri në 20 minuta. Më pas e filtroni çajin dhe ia shtoni mjaltin dhe limonin sipas dëshirës.


(Kosova Sot Online)