Nëse keni kanaçe apo ushqime të hapura në frigorifer duhet ti hidhni menjëherë se nga konsumimi i tyre shfaqen këto sëmundje

  • G.G /
  • 30 shtator 2020 - 11:06
Nëse keni kanaçe apo ushqime të hapura në frigorifer duhet ti hidhni menjëherë se nga konsumimi i tyre shfaqen këto sëmundje

Të gjithë e bëjmë. Lëmë një kanaçe të hapur në frigorifer, harrojmë prej sa ditësh dhe më pas pyesim veten :a pihet/hahet vallë tani?

Kur vjen puna tek ushqimet e paketuara në kanaçe, ruajtja e tyre në frigorifer pas hapjes kërkon kujdes.

Sipas autoriteteve amerikane të sigurisë ushqimore, ruajtja në frigorifer e ushqimeve të mbetura në kanaçe është plotësisht e sigurtë, por ruajtja e tyre në paketime qelqi ose plastike e ruan më shumë cilësinë e ushqimit dhe aromën e tij.

Duke qenë se ekspozimi ndaj oksigjenit rrit praninë e baktereve dhe mikroorganizmave në ajër, ekspertët rekomandojnë që çdo kanaqe e hapur që ruhet në frigorifer duhet të mbyllet mirë dhe të izolohet sepse disa prej këtyre mikroorganizmave të sëmurin.

Shqetësimi tjetër për ushqimet dhe pijet në kanaçe është se përmbajtja e tyre. Shtresa e brendshme e kanaçes besohet si imiton estrogjenin dhe ka lidhje me zhvillimin dhe avancimin e kancerit në trup.

(Kosova Sot Online)