Tri simptomat që në 85 për qind të rasteve konfirmojnë COVID-in

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 15:40
Tri simptomat që në 85 për qind të rasteve konfirmojnë COVID-in

Simptomat e koronavirusit në shumë raste janë të ngjashme me atë të gripit sezonal dhe për këtë arsye, në këtë periudhë të vitit, kur shtohen dhe virozat, shumë njerëz përfshihen nga ankthi nëse janë të prekur nga virusi vdekjeprurës apo diçka tjetër.

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka shpjeguar se kush janë 3 simptomat kryesore që në 85% të rasteve konfirmojnë se një person është i prekur nga Covid-19.

1-Një kollë e re dhe e vazhdueshme; kollitje për më shumë se një orë, ose të pasurit 3 episode ose më shumë kollë të vazhdueshme brenda 24 orësh.

2-Temperatura mbi 37.8.

3-Ndryshimi i nuhatjes ose shijimit; në pjesën më të madhe nuk mund të nuhasni apo shijoni gjë, ose këto shqisa janë ndryshe nga normalisht.

(Kosova Sot Online)